Politike

Komisionerja Johansson në Shqipëri! Takon Bashën, Metën, Ramën dhe kryenegociatorin Mazi, apel si Kim: Prioritet, pastërti

20 Shkurt 2021, 11:10 Nga DOSJA
Komisionerja Johansson në Shqipëri! Takon Bashën, Metën,

TIRANË– Komisionerja për Punët e Brendshme në Bashkimin Europian, Ylva Johansson, mbërriti ditën e sotme në Shqipëri  për të zhvilluar vizita zyrtare lidhur me çështjen dhe sistemet e menaxhimit të migracionit. Ajo është takuar me presidentin e vendit, Ilir Metën dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Johansson deklaroi se partitë politike në Shqipëri duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për integritetin e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit. Njësoj si ambasadorja Yuri Kim, ajo bëri apel që të jetë prioritet pastërtia e kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një konference të përbashkët me kryenegociatorin Zef Mazi, ajo u shpreh se në takimet me Metën dhe Bashën folën për shumë gjëra mirëpo përgëzon Shqipërinë për atë që ka arritur.

Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit ka zbardhur një pjesë të diskutimit me znj. Johansson teksa e ka falënderuar për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit. Zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë një tjetër temë e takimit. Meta deklaron se pas tyre krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut.

Pas takimit të tyre kryedemokrati Lulzim Basha tha se e ka njohur komisioneren me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që po ndodh në vend. Më tej kryedemokrati tha se e njohu dhe me planin antimafia. Basha shtoi se është detyra e qeverisë që do të dalë pas 25 prillit qe do çojë drejt plotësimit të kushteve që shqiptarët të përfitojnë të mira të tjera.

Johansson zhvilloi një takim edhe mek ryeministrin Edi Rama e kryenegociatorin Zef Mazi Ndërsa në Kakavijë, për të përshëndetur trupat e përbashkëta të FRONTEX dhe të policisë kufitare, shkoi me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi. 

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ylva johansson ylva johansson ne shqiperi ylva johansson ylva johansson ne shqiperi

Sondazh

Poll