Bota

I cilësuar si ‘bossi’ i drogës në Ballkan, Naser Kelmendi arrestohet në Serbi

19 Shkurt 2021, 17:32 Nga DOSJA
I cilësuar si ‘bossi’ i drogës në Ballkan, Naser

SERBI– Naser Kelmendi, i cilësuar si “BOSSI” i drogës në Ballkan, është vënë në pranga mesditën e sotme në Serbi. “Novosti.sr” shkruan se Kelmendi është arrestuar në hyrje të qytetit të Loznicës, rreth orës 13:30 të ditës së sotme.

Konkretisht, Kelmendi është parë në një hotel në hyrje të Loznicës mesditën e sotme. Pikërisht në këtë moment, disa mjete të policisë janë nisur për të shkuar në hotelin ku ishte Kelmendi.

Mediat serbe shkruajnë se efektivët e kanë arrestuar Kelmendin por nuk i kanë  gjetur asgjë që mund ta lidhë me ndonjë krim të kryer. Ende nuk dihet arsyeja që e çoi policinë të arrestonte Naser Kelmendin, pasi nuk ka dalë as komunikata zyrtare.

Naser Kelmendi është shqiptar i lindur në Kosovë. Ai është biznesmen i vënë në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi njihet si një nga tregtarët më të mëdhenj të drogës në Ballkan. Vetë Kelmedi i ka mohuar gjithmonë këto akuza.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestohet naser kelmendi naser kelmendi arrestohet naser kelmendi naser kelmendi

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2021, 16:18

SERBI- Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me kompanitë Pfizer/BioNTech për 2.4 milion doza vaksina. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë në Serbi...