Bota

“Mund të ruhet edhe në kushte më të ngrohta”, Pfizer njofton ndryshimin e rendësishëm për ruajtjen e vaksinës

19 Shkurt 2021, 16:17 Nga DOSJA
“Mund të ruhet edhe në kushte më të ngrohta”,

GJERMANI– Kompania farmaceutike Pfizer-BioNTech ka njoftuar, në të dhënat e reja të kaluara në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave,  vaksina mund të ruhet edhe në temperatura më të ngrohta.

Kopmania e Pfizer ka njoftuar se vaksina mund të qëndrojë edhe në mjedise me temperatura mes -25 dhe -15 gradë Celsius për dy javë. Ky ndryshim është i rëndësishëm pasi lehtëson edhe transportin e vaksinave, shkruajnë mediat e huaja.

Deri më tani, në etiketat e vaksinës së prodhuar nga Pfizer/BioNTech thuhet se produkti duhet të ruhet në temperatura shumë të ulëta si minus 80 apo minus 60 gradë Celsius, në të cilat mund të qëndrojë për gjashtë muaj, ose mund të mbahet në temperatura minus 2 deri në minus 8 gradë Celsius për pak më shumë se 5 ditë.

Me këto të dhëna të reja, kompania shpreson që autorizimin urgjent që ka marrë nga FDA ta azhurnojë me mundësitë e reja të ruajtjes.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina pfizer ruhet ne temperatura normale vaksina pfizer ruhet ne temperatura normale

Sondazh

Poll