Bota

19 Shkurt 2021, 16:18 Nga DOSJA

SERBI- Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me kompanitë Pfizer/BioNTech për 2.4 milion doza vaksina. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zlatibor Lončar në një intervistë për RTS. Ai ka thënë se vaksinat do të ndahen në dy pjesë ku , 1,200 mijë doza do të vijnë në tremujorin e dytë konkretisht në muajin prill, ndërsa 1,190, mijë dozat e tjera do të vijnë në tremujorin e tretë.

“Unë i përgëzoj qytetarët e Serbisë, ata kanë bërë diçka për të cilën shumica dërrmuese e botës vetëm mund të ëndërrojnë dhe duhet të jenë krenarë. Ky është suksesi i tyre dhe çdo pjesë e saj varet nga kjo,” theksoi Loncar.

Kjo është një arritje tjetër e Serbisë pasi për nga numëri i personave të vaksinuar është e 6 në botë, e 2 dyta në Evropë dhe e para në rajon duke lënë pas shumë vende të tjera përfshirë edhe vendin tonë. Deri tani vendi ynë  ka arritur vetëm një marrëveshje me Pfizer për 500 mijë doza vaksinash të cilat ende nuk dihet se kur do të vijnë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni serbia merr 2 milion doza vaksinash zlatibor lončar serbia merr 2 milion doza vaksinash zlatibor lončar

Sondazh

Poll