Bota

STUDIMI/ Pfizer më pak efektive kundër mutacionit të Afrikës së Jugut

19 Shkurt 2021, 16:37 Nga DOSJA
STUDIMI/ Pfizer më pak efektive kundër mutacionit të Afrikës

Frika u konfirmua: vaksina kundër Covid-19 e BioNTech/Pfizer është rreth dy të tretat më pak e efektshme kundër mutacionit të virusit të Afrikës së Jugut. Sidoqoftë, vaksina është ende në gjendje të neutralizojë virusin, sipas studimit laboratorik, i cili është botuar në “New England Journal of Medicine”.

Varianti tepër ngjitës, i cili nga specialistët njihet me shkurtesat B1.351 ose 501Y.V2, është zbuluar deri tani në më shumë se 30 vende, përfshirë edhe Gjermaninë.

Në fillim të shkurtit, Afrika e Jugut pezulloi përkohësisht vaksinat e planifikuara me vaksinën AstraZeneca sepse, sipas një studimi, vaksina thuhet se mbron vetëm 20 përqind kundër variantit të koronavirusit të Afrikës së Jugut.

Studimi i dytë solli zhgënjim

BioNTech / Pfizer kishte paraqitur një studim në janar, në të cilën numri i antitrupave ishte zvogëluar pak, kështu që kompanitë farmaceutike menduan se vaksinat e tyre do të funksiononin edhe kundër mutacioneve të reja.

Për studimin e ri, studiuesit e BioNTech/Pfizer, së bashku me Degën Mjekësore të Universitetit të Teksasit (UTMB), konceptuan një virus të manipuluar që korrespondon me variantin e Afrikës së Jugut. Në laborator, ata zbuluan se testet me gjakun e njerëzve të vaksinuar prodhuan vetëm një të tretën e antitrupave neutralizues.

Deri tani nuk ka pasur studime klinike me pacientë, por bashkëautori i studimit, Profesor Pei-Yong Shi nga Dega Mjekësore e Universitetit të Teksasit, beson se një e treta e antitrupave janë të mjaftueshëm për të parandaluar të paktën rrjedhat e rënda të sëmundjes.

Nevojitet përshtatja e vaksinave

Edhe nëse efektiviteti zvogëlohet, vaksinat ekzistuese mund të vazhdojnë të përdoren, sepse deri tani varianti i Afrikës së Jugut nuk ka qenë në gjendje të kapërcejë mbrojtjen e vaksinimit.

Por duke pasur parasysh mutacionet agresive që përhapen me shpejtësi, zhvillimi i një vaksine të përshtatur të ARN-së tashmë është në zhvillim e sipër midis prodhuesve të vaksinave. Edhe AstraZeneca, GSK dhe CureVac e njoftuan këtë.

Sipas themeluesit të BioNTech, Uğur Şahin, zhvillimi i një përshtatjeje ose përforcimi të tillë zgjat vetëm disa javë, por testimi, miratimi, prodhimi, shpërndarja dhe injektimi do të duan muaj.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota biontech/pfizer varianti afrikan biontech/pfizer varianti afrikan

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2021, 16:18

SERBI- Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me kompanitë Pfizer/BioNTech për 2.4 milion doza vaksina. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë në Serbi...