Politike

‘Jam në një mendje me ty’/ Basha i përgjigjet Ramës: Ti nuk parandalon emigracionin! Po ne e kemi një mënyrë, kemi nj

19 Shkurt 2021, 10:58 Nga DOSJA
‘Jam në një mendje me ty’/ Basha i përgjigjet

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës që kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se nuk e ndalon dot braktisjen e të rinjve. Basha i jep të drejtë Ramës mirëpo i thotë se ai e ka një plan. Kryedemokrati bën të ditur se nëse vjen në qeveri do të ketë taksa më të ulëta, investime të huaja në vend, mbështetje financiare për çdo të ri si dhe do të krijojë vende të reja pune.

POSTIMI:

Edi, ti thua se ti nuk ke mënyrë si ta ndalësh emigriminJam në një mendje me ty, ti nuk ke si ta ndalësh. Për 8 vjet me radhë ti jo vetem ke dështuar në parandalimin e emigracionit, por prej keqqeverisjes tënde ai mbërriti rekorde prej qindra e mijëra shqiptarësh që braktisin vendin.Po ne e kemi një mënyrë. Ne kemi një plan pune: taksa më të ulëta, thithje të investimeve te huaja, mbështetje financiare për çdo të ri shqiptar që kthehet të punojë e të jetojë në Shqipëri, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbeshtetje e stimulim te sipërmarrjeve të të rinjve.Më 25 prill shqiptarët do të zgjedhin një qeverisje që do ta nxjerrë Shqipërinë nga balta dhe do të na kthejë të rinjtë në atdhe.
Shqipëria do të fitojë!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll