Politike

Vaksinimi i personaliteteve përplas Ramën me Metën/ Presidenti: Ndarja klasore, tipike e diktatorëve! Kryeministri: Dembelë

19 Shkurt 2021, 10:50 Nga DOSJA
Vaksinimi i personaliteteve përplas Ramën me Metën/ Presidenti:

TIRANË– Plani i kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar personalitetet para të moshuarve të tjerë për shkak të tregimit të respektit për ta e ka përplasur ashpër kreun e qeverisë me presidentin Ilir Meta. Në konferencën e sotme për mediat, Meta e akuzoi Ramën se po bën genocid, dhe se ndarja e shqiptarëve në klasa është tipike e diktatore. Menjëherë pas konferencës së presdentit, Rama u përgjigj në Twitter, por nuk e përmendi me emër kundërshtarin.  Për të treguar se ka të drejtë, numri një i qeverisë ka marrë shembullin e dy kolosëve të skenës, Tinka Kurtit dhe Reshat Arbanës, që sipas tij, s’mund të lihen në fund pasi janë të njohur. 

Po ç’janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarët?! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?,”-shkruan Rama.

Por çfarë tha presidenti sot?  Ilir Meta deklaroi se është i shqetësuar nga ndarja klasore dhe preferenciale që qeveria po i bën qytetarëve. 

“Vetëm kriteret shkencore të gjendjes shëndetësore dhe të moshës, të vendosura ndërkombëtarisht, janë ato që duhet të vendosin përparësistë në vaksnimin e popullatës. Kriteret e ndarjes klasore, preferenciale dhe të përzgjedhjes arbitrare dhe selektive të njerëzve për të marrë këtë shërbim jetik, janë tipike për diktaturat dhe diktatorët”,-tha Meta. 

Debati për vaksinimin e personaliteteve

Një shkrim i Dosja.al se kryeministri po shkonte drejt selektivizimit të personave të vaksinuar, hapi debat pas deklaratave të Ramës që kaluan pa u ndjerë në mediat tradicionale. Në rrjetet sociale, dhjetëra qytetarë dhe emra të njohur të opinionit publik janë të të njëjtit mendim se plani i qeverisë për të vaksinuar personalitet u mohon të moshuarve të drejtën për të jetuar dhe për tu mbrojtur nga COVID19. Akademiku Artan Fuga ishte edhe më i ashpër ndaj kryeministrit duke e cilësuar si “kërkon të marrë rolin e Zotit”. Një tjetër pikë që ngre dyshime është fakti se a do të përdoren personalitetet për vota. Ish-presidenti Alfred Moisiu i njohur për mbështetjen e tij ndaj PS, do të vaksinohet të dielën, ndërsa pjesë e listës si “mburojë” janë vendosur edhe artistë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama vaksinimi selektiv i rames edi rama vaksinimi selektiv i rames

Sondazh

Poll