Bota

Deputeti shqiptar Kamberi komenton njohjen e Kosovës nga Serbia: Vuçiq po dëshiron të blejë kohë, nuk mund të rrezikoj pa

19 Shkurt 2021, 08:36 Nga DOSJA
Deputeti shqiptar Kamberi komenton njohjen e Kosovës nga Serbia:

SERBI-Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, i cili është bërë i njohur në gjithë trojet Shqiptare, për shkak të fjalimit në gjuhën shqipe që ka mbajtur në Parlamentin e Serbisë, ka komentuar afatin për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Sipas Gazeta Express, Kamberi ka thënë se do të jetë e vështirë që në këtë kohë Serbia ta njoh zyrtarisht shtetin e Kosovës. Ai ka arsyetuar se Aleksandër Vuçiç nuk mund ta marri këtë vendin, para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Serbi, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.

Presidenti Vuçiq po dëshiron të blejë kohë për njohjen e Kosovës, njëjtë sikur Boris Tadiqi. Vuçiq në këtë kohë po shtynë marrjen e vendimit përfundimtar për Kosovën. Para zgjedhjeve në Serbi, është problematike të pritet njohja e drejtpërdrejt e Kosovës dhe që Vuçiq ta merr një hap tash para zgjedhjeve është pak e mundshme, vetëm nëse ndodh ndonjë gjë e madhe sikur ajo që ndodhi me  Marrëveshjen e Uashingtonit”, ka thënë Kamberi.

Po ashtu, ai ka folur dhe për raportet që ka me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Kamberi ka thënë se ka pasur disa takime me të dhe marrëdhënia është e njëjtë si me pjesëtarët e tjerë të partive.

“Kam pasur shpesh takime me zotin Kurtin kur ishte në opozitë, shpresoj që ato të vazhdojnë edhe në qeveri. Këto marrëdhënie me Kurtin i kemi pasur sikur edhe me partitë tjera. Interesi i shqiptarëve të Luginës është që të kenë raporte të drejtpërdrejta me institucionet e Kosovës”, ka thënë ai.

Më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ato u ndërmjetësuan nga i dërguari i atëhershëm i Trumpit për dialogun, Richard Grenell. Pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Prishtina dhe Beogradi janë zotuar se do të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve, pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane.

Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Takimi i fundit ndërmjet krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Prej atëherë, nuk është mbajtur takim i nivelit të lartë. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi kosove-serbi shaip kamberi dialogu kosove-serbi kosove-serbi shaip kamberi

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2021, 08:01

Albin Kurti sjell tone të reja në Bruksel

Fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, prej fillimit informoi Brukselin dhe Beogradin, se do të ketë ndryshime në pozicionimin e Kosovës në dialogun për normalizimi...

Bota 19 Shkurt 2021, 07:46

Jetëgjatësia në SHBA zvogëlohet për një vit

Jetëgjatësia mesatare në Shtetet e Bashkuara u zvogëlua për një vit të plotë në gjysmën e parë të vitit 2020.Sipas një raporti të Qendrave për Kontrollin e Sëmu...