Bota

Kreu i AAK-së Pacolli: Do ta votoja Vjosa Osmanin për presidente nëse do të varej nga unë

19 Shkurt 2021, 08:47 Nga DOSJA
Kreu i AAK-së Pacolli: Do ta votoja Vjosa Osmanin për presidente

KOSOVË-Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur se do të votonte  Vjosa Osmanin për presidente nëse çështja do varej vetëm prej tij.

“Unë do ta votojë edhe Osmanin për presidente, nëse ka ardhur vetëm deri tek vota ime,”-ka thënë ai.

Po ashtu, sipas Gazeta Express, ai ka shtuar se do të votonte edhe Qeverinë Kurti, ku dhe ka sjell në vëmendje se gjatë kohës së Qeverisë së mëparshme të tij nuk është lejuar të udhëtojë në Kosovë.

“Unë kam votuar të gjitha qeveritë, vetëm për shkak të konstruktivitetit tim, sepse e di sa është e dëmshëm një vakum politik i vendit. Do ta votojë edhe Qeverinë Kurti edhe pse s’ka nevojë për votën time,”-ka thënë ai. 

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti behgjet pacolli vjosa osmani zgjedhjet ne kosove albin kurti behgjet pacolli vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2021, 08:01

Albin Kurti sjell tone të reja në Bruksel

Fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, prej fillimit informoi Brukselin dhe Beogradin, se do të ketë ndryshime në pozicionimin e Kosovës në dialogun për normalizimi...

Bota 19 Shkurt 2021, 07:46

Jetëgjatësia në SHBA zvogëlohet për një vit

Jetëgjatësia mesatare në Shtetet e Bashkuara u zvogëlua për një vit të plotë në gjysmën e parë të vitit 2020.Sipas një raporti të Qendrave për Kontrollin e Sëmu...