Bota

“Jep zë”/ Emigrantët nga Drenica ndalen në fshatin e Albin Kurtit në Mal të Zi, vendosin flamurin e UÇK-së

19 Shkurt 2021, 08:12 Nga DOSJA
“Jep zë”/ Emigrantët nga Drenica ndalen në fshatin e

KOSOVË-Tre emigrantë, kanë përcjell një mesazh në fshatin Vladimir të Malit të Zi, në kohën që po ktheheshin nga Kosova.  Sipas Gazeta Express, nga ky fshat e ka prejardhjen kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Në një tabelë ku shkruhej emri i fshatit ata kanë vendosur një flamur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku dhe shkruajnë “Jepi zë”.  Mësohet se emigrantët janë nga fshati Runik i Skënderajt.

Emigrantët, kanë mbërritur në Kosovë fundjavën e kaluar për ta mbështetur Albin Kurtin në zgjedhjet e së dielës së 14 shkurtit, të cilat ai i fitoi.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora emigrantet ne kosove zgjedhjet ne kosove emigrantet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2021, 08:01

Albin Kurti sjell tone të reja në Bruksel

Fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, prej fillimit informoi Brukselin dhe Beogradin, se do të ketë ndryshime në pozicionimin e Kosovës në dialogun për normalizimi...

Bota 19 Shkurt 2021, 07:46

Jetëgjatësia në SHBA zvogëlohet për një vit

Jetëgjatësia mesatare në Shtetet e Bashkuara u zvogëlua për një vit të plotë në gjysmën e parë të vitit 2020.Sipas një raporti të Qendrave për Kontrollin e Sëmu...