Art&Argëtim

Met Gala 2019/ Nga rregullat e reja tek shifrat marramendëse, kështu do të duket Met Gala 2019

6 Maj 2019, 18:16 Nga DOSJA
Met Gala 2019/ Nga rregullat e reja tek shifrat marramendëse, kështu

Balloja më e madhe e vitit, ku i gjithë Hollywood-i dhe personazhet e njohur të skenës dhe muzikës mblidhen në Muzeun e Artit Metropolitan të hënën e parë të muajit maj. Kjo festë organizohet nga stilistët më të njohur të modës, ndër të cilët rolin kryesor e luaj redaktorja e revistës prestigjoze ‘Vogue’, Anna Wintour.

Pjesëmarrësit e famshëm në Met Gala 2018 parakaluan në tapetin e kuq me veshje që i kushtoheshin temës ‘Shpirtrat hyjnorë’, duke e shndërruar Muzeun e Artit një kështjellë me muzikë, detaje dhe ngjyra si në ritet e një të diele në kishë.

‘Një mbrëmje në muze me shpirtrat hyjnorë’, kjo ishte tema e kostumeve në Met Gala 2018.

Sot, më 6 maj në orën 23:30 do të mbahet eventi gjigant i Met Gala 2019, në “The Metropolitan Museum of Art”, New York. Ndryshe nga çdo vit tjetër, Met Gala ka vendosur disa rregulla, do të ndalohen selfie- t, celularët, duhanpirja, ka limit moshe dhe ftesa nuk mund të refuzohet, pasi kjo gjë ndodh vetëm nga Beyonce.

Biletat këtë vit kanë një çmim prej 35.000 mijë dollarësh ndërsa rezervimi i një tavoline kushton nga 200.000 deri në 300.000 dollarë.

Burimi: New York Times 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture met gala shifra qe paguajne vipat met gala shifra qe paguajne vipat

Sondazh

Poll