Art&Argëtim

18 Shkurt 2021, 17:04 Nga DOSJA

SHBA– Rihanna u shfaq në një pozë pa bluzë, vetëm me bizhuteri ndërsa ‘ndezi’ rrjetin me pëlqime e komente të shumta.

Këngëtarja reklamoi të shkurtrat saten të kompanisë së saj “Savage X Fenty”, me vathët dhe varësen e perëndisë Ganesha. Figura e perëndisë me kokë elefanti njihet si “Zoti i Fillimeve dhe Heqësi i Pengesave, duke paraqitur fat dhe sukses”.

 

 

A post shared by SAVAGE X FENTY BY RIHANNA (@savagexfenty)

Mes komenteve të shumta, disa e akuzuan artisten për mosrespektim të fesë së tyre. “A do të flasim për faktin se Rihanna ka veshur një gjerdan Ganesha dhe përsëri nuk po respekton Hinduizmin???“, shkruan dikush në Tëitter.

Një tjetër shkruan: “Mosrespektimi i Rihannës ndaj Hinduizmit (Ganesha), nuk është hera e parë që ajo ofendon një fe“.

Teksa shitjet e bokseve shënonin shifra rekord, kritikët shkruanin: “Më vjen keq @rihanna por kjo është e gabuar në shumë nivele. Kjo është statuja e një idhulli që adhurohet nga shumë njerëz, shumë besime janë të lidhura me të. Ky është mosrespektim i plotë i besimit dhe fesë sonë“.

Unë e dua Rihannën, por kjo nuk është në rregull“, janë disa nga komentet e shumta në rrjetet sociale për foton e shumë përfolur.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fansat kritikojne rihanen rihanna pozon toples fansat kritikojne rihanen rihanna pozon toples

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Shkurt 2021, 22:12

TIRANË- Këngëtarja Aurela Gaçe mbrëmjen e sotma ka treguar një nga momnete më të vështira që ka pasur gjatë karrierës së saj.E ftuar në emisionin “E...