Aktualitet

18 Shkurt 2021, 07:56 Nga DOSJA

ISLANDË– Shtatë është totali i personave të prangosur nga Policia islandeze për vrasjen e 33-vjeçarit shqiptar, Armando Beqiri. Tre persona u arrestuan në operacionet policore dje në mëngjes, ndërsa të tjerët iu bashkuan “grupit” gjatë ditës.

Bëhet me dije se mes të arrestuarve është edhe një islandez, i identifikuar si Anton Kristinn. Megjithatë avokati i tij ka mohuar lidhjen e klientit të tij me ngjarjen.

Sipas burimeve të DV, Kristinn është i njohur për veprimtaritë e tij kriminale edhe pse nuk është dënuar kurrë. Së fundmi sillte njerëz nga Lituania për të punuar me të dhe për të mbrojtur veten. Megjithatë nuk dihet përse Kristinn mund të ketë pasur probleme me shqiptarin e vrarë. Autoritetet kanë ngritur dyshime se ndoshta bëhet fjalë për ndonjë konflikt të vjetër për drogë.

Sipas Margeir Sveinsson, shefi i policisë, një prej të arrestuarve është qitësi, por nuk përjashtohet mundësia që më shumë se një person të ketë qëlluar mbi shqiptarin. Ndërkohë hetimet vijojnë, teksa autoritetet e konsiderojnë çështjen e shqiptarit, si më të vështirën e viteve të fundit.

Beqiri u vra pak minuta para mesnatës së të shtunës, pasi parkoi makinën e tij në garazh, dhe po i drejtohej derës kryesore të banesës ku e priste gruaja shtatzënë dhe me fëmijën 15 muajsh. Nga pas iu afrua një makinë, nga e cila një person e qëlloi me pesë plumba në qafë dhe kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Banorët e lagjes nuk dëgjuan asgjë, pasi ishte përdorur silenciator. Në mediat islandeze, Armando Beqiri përshkruhet si një biznesmen i sukseshëm dhe si një njeri që e donte atë vend ku dhe kishte krijuar imazhin e një djali të dashur e shembullor.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armando beqiri vritet armando beqiri armando beqiri vritet armando beqiri

Sondazh

Poll