Bota

Izraeli kryeson botën për vaksinimin, cili është “grupi” që po u prish punë. Nuk heqin dorë nga funeralet dhe

18 Shkurt 2021, 07:35 Nga DOSJA
Izraeli kryeson botën për vaksinimin, cili është

IZRAEL-Izraeli kryeson botën për sa i për ketë vaksinimit anti-Covid. Ndërkohë sipas ABC është larg me muaj për t’u kthyer normaliteti dhe infeksionet mbeten të larta.

Haredim, ose ultra-ortodoksët, që përbëjnë 12.6% të popullsisë së Izraelit, rezultojnë se shënojnë 28% të infeksioneve në vend. Infeksionet e larta, vinë pasi ky grup, refuzon të shkojë në spital kur infektohen me Covid-19, jetojnë në familje të madha, kryejnë lutje në grup dhe në varrim marrin pjesë më qindra veta.

Qeveria ka hezituar të penalizojë Haredimin që shkelin rregullat anti-Covid. Analistët argumentojnë se Kryeministri Benjamin Netanyahu ka frikë nga prishja e koalicionit të tij qeverisës me ultra-Ortodoksët. Shumë persona kanë shprehur shqetësim ndaj tyre, pasi ata rrezikojnë të tjerët.

Sipas New York Times brenda bashkësive ultra-ortodokse të Izraelit, ka mendime se distancimi shoqëror kërcënon mënyrën e tyre të jetës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota izrael izrael

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2021, 07:01

NATO, tërheqja nga Afganistani varet nga talebanët

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të mërkurën se tërheqja e trupave të aleancës nga Afganistani do të jetë e “kushtëzuar”.Gjatë një takimi ...