Bota

Mutacioni i Covid-19/ Zbulohet një variant i ri në Itali, për herë të parë është shfaqur në Nigeri

18 Shkurt 2021, 07:15 Nga DOSJA
Mutacioni i Covid-19/ Zbulohet një variant i ri në Itali, për

ITALI-Një tjetër variant i ri i koronavirusit është gjetur në Napoli. Sipas mediave italiane, mendohet se ai e ka origjinën nga Nigeri, por është zbuluar dhe në Britaninë e Madhe, Danimarkë dhe SHBA.

Varianti B.1.525 u zbulua në një person i cili ishte kthyer së fundmi nga një udhëtim në një vend në Afrikë.

Është hera e parë që lloji është gjetur në Itali, pasi u identifikua për herë të parë në Britaninë e Madhe dhe Nigeri në Dhjetor. Që atëherë rreth 130 raste janë konfirmuar në të gjithë botën, duke përfshirë në Danimarkë, SHBA, Kanada, Francë, Australi, Spanjë dhe disa vende të tjera.

Më shumë se 500 raste janë raportuar publikisht në Itali deri më sot, kryesisht në Abruzzo dhe Lombardi. Rreth 20 raste të variantit brazilian janë konfirmuar, kryesisht në Umbria, ndërsa të paktën dy raste të llojit të Afrikës së Jugut janë të njohura deri më tani.

Komiteti i ekspertëve që këshillon qeverinë italiane ka bërë thirrje për masa më të ashpra bllokimi për të përmbajtur dhe ngadalësuar përhapjen e varianteve. Disa virologë të kanë thënë se kufizimet aktuale nuk rezultuar të efektshme ndaj mutacioneve të reja.

Disa qytete dhe provinca ku janë zbuluar variantet kanë deklaruar bllokime lokale në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e tyre.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni mutacioni i ri i covid mutacioni ne itali mutacioni i ri i covid mutacioni ne itali

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2021, 07:01

NATO, tërheqja nga Afganistani varet nga talebanët

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të mërkurën se tërheqja e trupave të aleancës nga Afganistani do të jetë e “kushtëzuar”.Gjatë një takimi ...