Aktualitet

Luftë me sëmundjen e rëndë! Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare, ‘princi’ i Polifonisë Lefter Çipa

18 Shkurt 2021, 06:18 Nga DOSJA
Luftë me sëmundjen e rëndë! Ndahet nga jeta në

HIMARË– Poeti Lefter Çipa ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në moshën 79-vjeçare. Çipa njihet si njeriu që shkroi tekste pafund për polifoninë shqiptare, duke dhuruar “perla” siç është Bejkë e Bardhë. 

79-vjeçari prej më shumë se një viti po luftonte me një sëmundje të rëndë, të cilën nuk e mposhti dot. Lajmin e bën të ditur djali i tij Aleksandër Çipa, i cili zgjodhi ta përcillte të atin me vetëm një fjalë: Lamtumirë!

Familjarët e tij kanë bërë të ditur se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e sotme në orën 15:00.

‘Te nderuar miq e dashamires!Sot rreth ores 01.15, babai yne Lefter Çipa pas vuajtjesh dhe lengatash fizike nderroi jete ne moshen 79 vjeçare.Ceremonia mortore zhvillohet sot ne oren 15.00 ne vendlindjen e tij Pilur.Duke respektuar protokollet e pandemise japim mirekuptim per çdo te aferm e miq te babait tone per mosprezencen ne ritin e percjelljes.Pritja per ngushellime behet ne shtepine tone ne lagjen Stefanel, Himare.Per te mira e ne gezime u takofshim!’

Vetëm pak muaj më parë mori titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, ndërsa edhe në momentet e fundit të jetës ishte duke punuar për një studim për isopolifoninë.

Poeti vlonjat, Lefter Çipa është autor i rreth 1250 këngësh dhe i 18 librave të botuar me poezi si: “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, ” Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”,”Princi i Dashurise”, etj.  Konsiderohej “princi i sotëm” i polifonisë shqiptarë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter çipa vdes lefter çipa lefter çipa vdes lefter çipa

Sondazh

Poll