E përdori Trump dhe Berlusconi! Mjeku Albert Troci: Kushton 1 mijë dollarë, antitrupat monoklonalë janë të shtrenjtë por
17 Shkurt 2021, 21:53Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci në një lidhje me skype mbrëmjen e sotme tha se në Itali është përdorur edhe terapia që bëri ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump apo ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi.
Ai tha se është një kurë e shtrenjtë që në fillim shkonte 2 mijë dollarë kurse tani ka shkuar në 1 mijë.
Me antitrupat monoklonalë arrihet të luftohet drejtpërdrejt virusi në trup dhe të mos ketë mundësi që të përhapet më tej. Mjeku gjithashtu mbështeti mendimin e mjekëve në studio duke theksuar se është absurde të përdoret kortizoni në ditët e para të të sëmurëve me COVID.
“Është terapia që përdori Trumpi dhe Berlusconi, antitrupa monoklonalë, antitrupa në laborator që sulmojnë virusin dhe e lidhin që mos të ketë më mundësi të përhapet. Mundësohet përmes inxhinierisë gjenetike duke përdorur kavie. Janë shumë të shtrenjtë. 1 kurë shkon deri në 2 mijë dollarë kurse tani është 1 mijë dollar. Gjermania ka siguruar një dozë shumë të madhe. Bëhen disa gjatë ditëve të ndryshme. Është prodhuar nga fundi i janarit dhe urdhri është që do të jetë nga fillimi i marsit. Ka pasur diskutime që disa e përdorin dhe disa jo dhe terapia është në bazë të disa analizave dhe shikohet pacienti në radhë të parë. Është absurd të përdoret kortizoni. Përdoret në faza që dyshon që ke një mbi infektim nga ana bakteriale, veç pneumonisë dhe mund t’i shtosh një terapi me antibiotikë. Në mënyrë praktike edhe disa antibiotikë kanë një efekt direkt ndaj virusit. Antiviralet jo të përdoren në shtëpi. Remdiziviri përdoret vetëm në spitale, edhe këtu kemi pasur dhe i kemi përdorur në fillim. Siç e dini studimi amerikan tha se jepte efekt, kurse i OBSH-së tha që nuk jep efekt. Në pamundësi të një suporti tjetër e vetmja gjë është që ul terapinë intensive”, tha mjeku shqiptar.
TIRANË– Altin Kuqo, djali i neurologut Ali Kuqo, i cili ndërroi jetë një ditë më parë pas infektimit me Covid-19 ka akuzuar shefen e Infektiv Najada &Ccedi...
TIRANË– Zëvendësministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla tha se pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve, Shqipëria nuk do të mbyllet. I ftuar ...
TIRANË– Mjeku Ardian Jorgji i ftuar mbrëmjen e sotme në Open për sa i përket mutacionit të COVID tha se ka parë që në Rinas persona me simptoma dhe është e...
TIRANË– Mjeku Ardian Jorgji ka deklaruar se fakti që Covid-19 përhapet përmes ajrit, mund të na bëjë të dalim në përfundimin se edhe në Shqipëri të ketë ar...
TIRANË- Epidemiologu Fabian Cenko i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Sibora Bitri u shpreh se nuk ka dyshime që rritj...
TIRANË-Vendi ynë po përballet me rritjen e të prekurve dhe të vdekurve nga COVID-19 javët e fundit.“Kemi një himermedikalizim, një trajtim të ekzagjeruar. ...
TIRANË – Qeveria synon që të tërheqë në Shqipëri pensionistët e vendeve të zhvilluara që dëshirojnë të përfitojnë nga klima dhe kostoja më e ulët e j...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero tha se njësoj si shumë pacientë të tjerë që ia kanë rrëfyer, ka pasur ankth dhe pagjumësi gjatë periudhës që ka qenë i i...