Mjeku Jorgji: E pamundur të mos e kemi mutacionin britanik, i kam parë vetë njerëzit me simptoma në Rinas, vinin nga Anglia
17 Shkurt 2021, 21:18Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku Ardian Jorgji i ftuar mbrëmjen e sotme në Open për sa i përket mutacionit të COVID tha se ka parë që në Rinas persona me simptoma dhe është e pamundur që të mos ketë ardhur në vendin tonë.
“Shenjat e përgjithshme të çdo infeksioni normal janë dhimbje koke, dobësi trupore, të vjella, diarre, dhimbje trupi. Një pjesë e madhe e këtyre e shenjave karakterizohen edhe nga një e ftohur e thjeshtë. Për sa i përket mutacionit, komuniteti shkencor bie dakord që sa i përket agresivitetit të shenjave nuk ka ndonjë gjë të veçantë. Agresiviteti përqendrohet tek infektimet e lehta dhe përhapja.
Nëse flasim për mutacion anglez u konstatua se në fund të shtatorit, por unë kam parë plot të ardhur nga Anglia, kam vizituar edhe vetë, madje kam parë me shenja që kur zbritën nga Rinasi. Është virus që përhapet nëpërmjet ajrit. Mendoni se me anë të ajrit nuk ka arritur? Përhapet përmes ajrit, kaq e thjeshtë është dhe për kaq muaj është zbuluar në fund të shtatorit, si thoni mund të mos vijë deri këtu”, tha Jorgji.
TIRANË– Mjeku Ardian Jorgji ka deklaruar se fakti që Covid-19 përhapet përmes ajrit, mund të na bëjë të dalim në përfundimin se edhe në Shqipëri të ketë ar...
TIRANË- Epidemiologu Fabian Cenko i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Sibora Bitri u shpreh se nuk ka dyshime që rritj...
TIRANË-Vendi ynë po përballet me rritjen e të prekurve dhe të vdekurve nga COVID-19 javët e fundit.“Kemi një himermedikalizim, një trajtim të ekzagjeruar. ...
TIRANË – Qeveria synon që të tërheqë në Shqipëri pensionistët e vendeve të zhvilluara që dëshirojnë të përfitojnë nga klima dhe kostoja më e ulët e j...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero tha se njësoj si shumë pacientë të tjerë që ia kanë rrëfyer, ka pasur ankth dhe pagjumësi gjatë periudhës që ka qenë i i...
LEZHË- Një person ka mmbeur i plagosur në aksidentin që është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lezhë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se dy mjete që po ...
TIRANË– Mjeku Arjan Mezini ka deklaruar se spitali Covid “Shefqet Ndroqi”, të paktën deri në mesditën e sotme nuk priste dot më pacientë.I ftuar në ‘...
Aktualitet17 Shkurt 2021, 20:12
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar se është mjekuar në kushte shtëpie pas infektimit me Covid-19. I ftuar në “Open”, Pipero tha se ka lexuar në ...