Aktualitet

PËRPLASJA/ Zv.ministri Nikolla: Shqipëria nuk do mbyllet pavarësisht rritjes së të infektuarve! Mjeku Pecnikaj: Je jashtë

17 Shkurt 2021, 21:35 Nga DOSJA
PËRPLASJA/ Zv.ministri Nikolla: Shqipëria nuk do mbyllet

TIRANË– Zëvendësministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla tha se pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve, Shqipëria nuk do të mbyllet. I ftuar në “Repolitiks”, Nikolla u shpreh se numri i të lartë i të shëruarve si dhe vijimi i procesit të vaksinimit e lehtëson situatën, duke shmangur kështu karantinimin e qytetarëve.

Ndërsa mjeku Ilir Pecnikaj tha se menaxhimi i të shtruarve në spitale është skandaloze. Ai u shpreh se Shqipëria është e renditur si vendi me më pak testime në botë dhe se asgjë nuk është brenda nirmave. Ai shtoi gjithashtu se Nikolla i fyen inteligjencën në këtë formë.

Pjesë nga biseda:

Albert Nikolla: Përveç tragjedisë që ka humbja e personit, këtu kemi dhe humbje të afeksionit të familjes së tij. Qeveria duhet të bëjë maksimumin e saj, por fatalitetet e kësaj sëmundje është e lartë. Disa humbje jete nuk e përcaktojnë kompleksitetin e kësaj situate. Bindja ime është që ne nuk do shkojmë në skenarin e tretë. Element i rëndësishëm është numri i të shëruarve që është i lartë si dhe vaksinimi.  Ka një numër personash që e kalojnë COVIDin pa simptoma. Gjithë kjo shifër do të thotë që duke parë këto argumente krahas vaksinimit, ne do shkojmë në mënyrë të pashmangshme drejt rënies.

Ilir Pecnikaj: Kush konsiderohet i shëruar?

Albert Nikolla: Unë nuk jam mjek. Është Komiteti i Ekspertëve, ISHP që merr këto të dhëna. Kur personi, qoftë i shtruar në spital apo i shtruar në shtëpi, nëse ky person nuk shfaq simptoma për 10 ditë, sipas dhe njoftimit të OBSH-së atëherë ky person quhet i shëruar.

Ilir Pecnikaj: Në spitale, menaxhimi është i tmerrshëm. Më kujton ambalazhimet që mund të bëhen në një magazinë. Mos e nxirr këtë kuti pa u mbushur plot. Ne kemi kërkuar me kohë që të hapen spitalet rajonale. Ne jemi vendi i gjashtë me më pak testime në botë. Unë doja të bëja një pyetje. Spitali i Fierit, sa kushton?

Albert Nikolla: Përpara se të përgjigjem për këtë, ke të dhëna pasakta përsa i përket renditjes së Shqipërisë. Është rrjeti i mjekut të familjes, kontakteve që bëjnë me urgjencën, të gjithë këto përthithje, bëhen testimet. Ne nuk bëjmë teste kot.

Ilir Pecnikaj: Me këtë që po thua je jashtë orbite. Më fyeni inteligjencën nëse më thoni se nesër se do bëni 3800 testime kur ke 27 % e infektimeve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert nikolla ilir pecnikaj albert nikolla ilir pecnikaj

Sondazh

Poll