Aktualitet

Pediatrja Gjeorgjina Kuli: Janë ezauruar 75-80% e shtretërve për fëmijët e infektuar, të porsalindurit dhe foshnjet e vuaj

17 Shkurt 2021, 20:43 Nga DOSJA
Pediatrja Gjeorgjina Kuli: Janë ezauruar 75-80% e shtretërve për

TIRANË– Pediatrja Gjeorgjina Kuli ka deklaruar se numri i shtretërve në pediatri për fëmijët e infektuar, po ezaurohet. Në një lidhje me Skype në “Open”, Kuli tha se numri i fëmijëve të infektuar po shtohet dhe se ka pasur edhe raste të rënda.

Ajo shtoi më tej se të porsalindurit dhe bebet e vogla mund të kenë rëndesë në rrugët e frymëmarrjes dhe në mushkëri. Sipas Kulit, fëmijët ndahen në disa kategori, bëbët që kanë simptoma të rënda, fëmijët me përgjigje inflamatore e ekzagjeruar dhe ata me sindromën kavasaki që ka ardhur edhe në Shqipëri.

Shtimi i rasteve të reja është reflektuar dhe te fëmijët , tani kemi 700 fëmijë të infektuar që nga janari, kemi ritëm të shtuar të hospitalizmit që nga nëntori, sa në janar kemi qenë në kapacitet të plotë dhe kemi përgatitur skenaret sekondare se si do të vazhdojë kjo gjë, pra 75-80 përqind janë të ezaurura shtretërit. Shumica e rasteve kalojnë në kushte familjare megjithëse prindërit insistojnë që të marrin dhe antibiotikë, ndërsa përsa i përket fëmijët në spital, janë në 3 kategori: foshnje 1-2 muajsh madje të sapolindur të infektuar nga nënat, kanë komplikacione. Janë ata të porsalindurit, një apo dy muajsh që kanë pasur edhe komplikacione të mëdha, nga ana respiratore dhe jo vetëm. Tashmë numri i foshnjeve është rritur, edhe pse kemi pasur të hospitalizuar që në fillimet e pandemisë.

Deri tani kemi pasur rezultate të mira, kemi 2 fëmijë në terapi intensive, nuk janë të intuibuar. Përsa i përket kategorisë tjetër të fëmijëve është përgjigje inflamatore e ekzagjeruar, që në fillim thuhej që fëmijët janë më pak të prekshëm, në fakt ne kemi goxha fëmijëve me sindromën e kavasakit, kjo te fëmijët shfaqet shumë kohë pas infektimit me covid. Si ndodh, ka qenë prindërit me covid, fëmija e manifeston pas një muaji, se kemi parë përfshirje të të gjithë organeve nga virusi deri te sistemi nervor. Pas një muaji, fëmija nis të ketë temperaturë, por sërish tamponi del negativ. Nëse bëjmë serologjikun, del pozitiv dhe tregon që fëmija ka qenë i infektuar. Kemi pasur që në këto raste ka pamjaftueshmëri të funksionimit të veshkave. Deri tani kemi pasur edhe disa, dy apo tre me sindromën Kavasaki. Pavarësisht që ata kanë qenë në terapi intensive e kanë përballuar situatën. 

Ne thjesht duhet të jemi vigjilent që ta kapim që në momentet fillestare, se prindërit gjejnë shpjegime që u ftoh duke luajtur e me radhë. një temperaturë mbi tre ditë duhet konsultuar me mjeku . Kemi vënë re raste të infektimit dhe në shkolla,”- tha Kuli.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjeorgjina kuli gjeorgjina kuli

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 20:12

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar se është mjekuar në kushte shtëpie pas infektimit me Covid-19. I ftuar në “Open”, Pipero tha se ka lexuar në ...