Aktualitet

Një nga njerëzit më të fuqishëm në botën e krimit! Lituanezi mohon të ketë lidhje me vrasjen e Beqirit: Më lironi! Pol

17 Shkurt 2021, 17:48 Nga DOSJA
Një nga njerëzit më të fuqishëm në botën e

ISLANDË– Një lituanez, një prej të arrestuarve për vrasjen e Armando Beqirit, shqiptarit që u ekzekutua në Islandë, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Mediat vendase shkruajnë se, lituanezi, rreth moshës 40 vjeç, që njihet në zonë si një nga njerëzit më të fuqishëm në botën e krimit, ka kërkuar që të dalë nga paraburgimi.

Jam i pafajshëm, kam dorëzuar kërkesën në gjykatën e apelit në Landsréttur,”– është shprehur ai.

Mediat islandeze shkruajnë gjithashtu se numri i personave të arrestuar për vrasjen e Beqirit ka shkuar në tetë.  Të tetë, katër prej të cilëve janë lituanezë besohet se njihen me njëri-tjetrin dhe kanë punuar për një islandez. Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk dihet ende është skeduar për trafik të lëndëve narkotike. Tetë të arrestuarit nuk rezultojnë banues në Islandë, por e vizitonin vendin shumë shpesh.

Për këtë arsye, grupi hetimor ka dyshime të forta se një prej tyre, është personi që ka qëlluar me pesë plumba shqiptarin, duke e lënë të vdekur në vend. Pista kryesore ku po hetohet për vrasjen e Beqiri është një përplasje mes grupeve rivale për luftë për pushtet në botën e krimit.

Beqiri u vra pak minuta para mesnatës së të shtunës, pasi parkoi makinën e tij në garazh, dhe po i drejtohej derës kryesore të banesës ku e priste gruaja shtatzënë dhe me fëmijën 15 muajsh. Nga pas iu afrua një makinë, nga e cila një person e qëlloi me pesë plumba në qafë dhe kokë, duke el ënë të vdekur në vend,

Banoret e lagjes nuk dëgjuan asgjë, pasi ishte përdorur silenciator. Në mediat islandeze, Armando Beqiri përshkruhet si një biznesmen i sukseshëm dhe si një njeri që e donte atë vend ku dhe kishte krijuar imazhin e një djali të dashur e shembullor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armando beqiri vritet armando beqiri armando beqiri vritet armando beqiri

Sondazh

Poll