Bota

Britani, ndalohet shqiptari për shkelje të rregullave, arrestohet pasi u zbulua se kishte hyrë ilegalisht 6 muaj më parë

17 Shkurt 2021, 14:55 Nga DOSJA
Britani, ndalohet shqiptari për shkelje të rregullave, arrestohet pasi

BRITANI– Një shofer furgoni u zbulua se jetonte në Britani në mënyrë të paligjshme pasi u ndalua për kontroll në autostradën A50.

Personi i ndaluar ishte shqiptar dhe kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme në një kamion rreth gjashtë muaj më parë, ka thënë Njësia e Policisë së Rrugëve Derbyshire.

Sipas Stafordshire, ai u ndalua ndërsa po ngiste makinën përgjatë autostradës A50 dhe u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit, megjithëse njësia nuk ka thënë cilat ishin shkeljet e pretenduara. Furgoni u sekuestrua nga oficerët dhe shqiptari tanido të dërgohet në një qendër ndalimi, tha një zëdhënës i policisë.

Njësia e Policisë Rrugore e Derbyshire, e cila është një degë epolicisë së Derbyshire, ndau një fotografi në mediat sociale të furgonit të bardhë Mercedes në anën e A50 me makinën e policisë pas saj.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestohet shqiptari ne britani arrestohet shqiptari ne britani

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2021, 14:09

KOSOVË-Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, nuk ka dalë i pari me vota në Peqan, fshatin e tij të lindjes.Sipas...