Bota

Ish-presidenti Trump kritikon ashpër udhëheqësin e pakicës republikane në Senat

17 Shkurt 2021, 14:37 Nga DOSJA
Ish-presidenti Trump kritikon ashpër udhëheqësin e pakicës

SHBA– Ish-presidenti amerikan Donald Trump kritikoi ashpër udhëheqësin e pakicës republikane në Senatit, Mitch McConnell të martën, duke sinjalizuar një konflikt në rritje midis dy zërave më të rëndësishëm në Partinë Republikane.

“Mitch është një mashtrues politik i ngrysur, i mërzitur dhe i vrazhdë dhe nëse senatorët republikanë do të vazhdojnë ta mbështesin, ata nuk do të fitojnë më”,- tha Trump përmes një deklarate mes pasojave të gjyqit të dytë në Senat ndaj ish-presidentit republikan.

Ish-presidenti Trump dhe senatori McConnell u ndanë disa javë pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, pasi McConnell e pranoi fitoren e demokratit Joe Biden, duke e zemëruar zotin Trump. Hendeku midis tyre u zgjerua kur McConnell deklaroi në Senat të shtunën se ish-presidenti Trump ishte “praktikisht dhe moralisht përgjegjës” për sulmin vdekjeprurës të 6 Janarit në Kapitol.

Ata po përpiqen ta shtyjnë partinë në drejtime të kundërta. McConnell deshiron kthimin në një parti të përqendruar te buxheti, pro-tregtisë, ndërsa Trump, i cili ende mbështetet nga një pjesë e madhe e votuesve të bazës republikane, mbështet një qasje më populiste.

Marrë nga VOA.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2021, 14:09

KOSOVË-Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, nuk ka dalë i pari me vota në Peqan, fshatin e tij të lindjes.Sipas...