Bota

Numërimi i votave nga diaspora/ Zëdhënësi i KQZ-së, Elezi: Po kryen verifikime do të duhen disa ditë

17 Shkurt 2021, 13:58 Nga DOSJA
Numërimi i votave nga diaspora/ Zëdhënësi i KQZ-së,

KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka filluar verifikimin e pakove me votat e diasporës. Sipas Gazeta Express, zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi ka thënë se do të verifikohen nëse pakot kanë ardhur nga persona të regjistruar si votues jashtë vendit.

“Në QNR, shërbimi votues i KQZ’së ka filluar edhe procesimin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit përmes postës nga data 02-12 shkurt. Ky proces ka për qëllim të verifikojë nëse këto pako janë dërguar nga personat e regjistruar si të suksesshëm për të votuar jashtë vendit, apo nëse ato pako do kanë përmbushur kriteret ligjore,“-ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka thënë se po u kryer ky proces, nuk mund dalë rezultati i votave nga diaspora.

Verifikimi i tyre do të na marr kohë disa ditë dhe deri atëherë nuk e dimë se sa është numri i votave nga jashtë vendit,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, Elezi ka dhënë detaje në lidhje me procesimin e formularëve për subjektet politike dhe për ato të kandidatëve.

“Në QNR është duke u proceduar futja e të dhënave nga formularët e rezultateve subjekteve politike dhe kandidatëve të cilat janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e Këshillave të vendvotimit në ditën e zgjedhjeve pas numërimit të fletëvotimeve. Nga 2232 vendvotime, 1056 janë procesuar, për subjektet politike dhe diku  841 vendvotime për formularët e kandidatëve”, ka thënë Elezi.

Lajmi kryesor:Zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson LVV-ja, Vjosa Osmani thyen rekord historik, siguron mbi 200 mijë vota

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora valmir elezi zgjedhjet ne kosove valmir elezi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll