Bota

17 Shkurt 2021, 14:09 Nga DOSJA

KOSOVË-Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, nuk ka dalë i pari me vota në Peqan, fshatin e tij të lindjes.

Sipas Gazeta Express, në Peqan të komunës së Suharekës, Hoxhaj mori vetëm 164 vota. Më shumë vota, në këtë fshat ka marrë Vjosa Osmani, kandidate për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje. Gjithsej 200 banorë të Peqanit votuar për Osmanin.

Ndërkohë kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti në këtë fshat të Suharekës mori vetëm 90 vota. LVV-ja doli fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.  Ajo ka kryesuar dhe në Suharekë, me 37.54% të votave.

Lajmi kryesor:Zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson LVV-ja, Vjosa Osmani thyen rekord historik, siguron mbi 200 mijë vota

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll