Bota

“Vrasja e 13 pengjeve turq nga militantët kurdë”/ Erdogan fajson SHBA-në: Ju jeni mbështetësi i tyre 

15 Shkurt 2021, 18:15 Nga DOSJA
“Vrasja e 13 pengjeve turq nga militantët kurdë”/ Erdogan

TURQI- Turqia ka akuzuar SHBA-në për vrasjen e 13 pengjeve turq në Irak nga militanët kurdë. Në një deklaratë, Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka thënë se militantët separatistë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) është përgjegjëse për ekzekutimin e 13 pengje turq të mbajtur në një shpellë në Irakun verior. Erdogan i kërkoi SHBA-së që të anullojë mbështetjen e tyre.

Ndërsa Departamenti i Shtetit në SHBA shkroi në Tëitter: Nëse konfirmohen raportet e vdekjes së civilëve turq në duart e PKK, një organizatë e caktuar terroriste, ne e dënojmë këtë veprim në termat më të fortë të mundshëm.

“Ju sigurisht jeni mbashtetës i tyre dhe prapa tyre. Nëse do të vazhdojmë së bashku me ju në këtë botë, në NATO, ju nuk duhet të jeni në anën e terroristëve,” tha Erdogan.

13 pengjet turq janë vrarë ditën e djeshme në qytetin Gara. Për këto vrasje Turqia akuzon organizatën terroriste PKK.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota erdogan pkk vrasja e 13 pengjeve turq erdogan pkk vrasja e 13 pengjeve turq

Sondazh

Poll