Art&Argëtim

Në ‘fije të uniformave’/ Manastirliu nxjerr mjekët e qytetarët në mes të dëborës në Lekbibaj për t’i fotografuar

15 Shkurt 2021, 16:31 Nga DOSJA
Në ‘fije të uniformave’/ Manastirliu nxjerr mjekët e

SHQIPËRI– Në një kohë që Shqipërinë e ka përfshirë stuhia dhe temperaturat minus, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është kujdesur që ta shfrytëzojë këtë situatë për të treguar se qeveria po punon, dhe bluzat e bardha gjithashtu. Me mjekë e infermierë, në ‘fije të unifomave’, Manastirliu ka udhëtuar sot deri në Lekbibaj të Tropojës, një nga zonat më të thella në Veri të Shqipërisë.

Pa u mjaftuar me udhëtimin, Manastirliu ka nxjerrë mjekët e infermierët të veshur mjaft hollë në mes të dëborës, për t’i fotografuar pranë tabelës ku tregohet vendndodhja, për tu treguar qytetarëve se vërtet, pavarësisht trashësisë së dëborës, kanë shkuar në këtë fshat, për të dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore për të sëmurët (për të bërë detyrën).

Ajo që bie në sy është se përveç bluzave të bardha, në temperatura të ulëta kanë dalë edhe qytetarët, të cilët duke matur tensionin apo duke marrë ndonjë shërbim mjekësor të këtij lloji, rrezikojnë të pësojnë ndonjë ftohje, e më pas shanset për të mbërritur në spital me ato rrugë nuk janë të shumta (rasti i të moshuarës që vdiq sot në makinë).

“Infermier Admir Qehaja i ka ardhur në ndihmë sot nënë Lenës, të moshuarës afro të 90-ave, e cila jeton e vetme në fshatin Tetaj, në Lekbibaj të Tropojës. Nga Lezha, në Bulqizë, Pukë, Tropojë, Korçë e në të gjithë zonat ku ka patur vështirësi si pasojë e motit, ekipet tona mjekësore kanë shërbyer 24/7, edhe në banesë, për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve,”- shkruan ministrja krah fotove.

LAJMI KRYESOR: HARTA LIVE/ Shqipëria ‘ngrin’ pas dëborës, probleme në disa qytete, një grua ndërron jetë rrugës për spital! Zhbllokohet Qafë-Thana, ARRSH: Përdorni zinxhirë (SITUATA)

(f.m./a.k./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale lekbibaj mjeku ne lekbibaj moti i keq ne shqiperi lekbibaj mjeku ne lekbibaj moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Shkurt 2021, 06:38

Dashi:Saturni është në opozitë, ju absolutisht duhet të punoni shumë për të arritur qëllimet tuaja. Besoni në veten tuaj më shumë dhe do të merrni rezultatet e ...