Art&Argëtim

Plas SHERRI! Krahasoi Kejsin me m****, Stresi i kthehet keq Roza Latit: S’po ta shaj të dashurin se i bie me përmend disa em

14 Shkurt 2021, 21:16 Nga DOSJA
Plas SHERRI! Krahasoi Kejsin me m****, Stresi i kthehet keq Roza Latit:

TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, ka nisur një përplasje të ashpër me moderatoren Roza Lati, me të cilën ka pasur gjithmonë një marrëdhënie miqësore mjaft të ngushtë. Në Instastory, Stresi ka zgjedhur të postoje një video, ku Roza dëgjohet që ofendon partneren e tij, Kejsi, dhe mbi këtë video, Stresi ka shprehur hapur inatin për këto reagime.

“Roza si do ndiheshe të të ofendoj nënën ty??? S’mund ta bëj, të të ofendoj të dashurin, sepse i bie të ofendoj, dy-tre emra! Kejsin s’i vijnë as tek thembra vajza si ty,”– shkruan Stresi duke lënë të nënkuptohet se Roza është nga ato vajza që mban disa lidhje njëkohësisht.

Por çfarë tha Roza Lati në emision?

E ftuar tek “Rudina”, Roza Latit iu desh të zgjidhte një emoji për secilin nga personazhet që iu shfaq në ekran. Në fund, kur ngelën vetëm dy emoji, një të tregonte zemrën e kuqe dhe një që tregonte mu**n, në ekran doli reperi Stresi dhe Kejsi.

“Për Stresin kam një zemër, sepse kështu është si një zemër…për vajzën me ngelet kjo…në fakt nuk do të doja të kisha këtë, do të doja t’i vija një emoji inati, por kjo më ngeli,”- tha Roza.

Përplasja me Kejsit dhe Roza Latit daton shumë kohë më parë. Një vit më parë, në “WhyNot?”, Roza Lati dhe Stresi realizuan një skeç, duke inskenuar pjesën kur Stresi është arrestuar në befasi nga efektivët e policisë, rreth një vit më pare. Të gjendur në një dhomë hoteli, Roza Lati nën rolin e një vajze u fut në befasi në dhomën e Stresit, duke i shprehur dashurinë. Në një moment brenda u futën njërëz të maskuar, që në një moment i fusin një armë poshtë jastëkut, dhe tërheqin zvarrë reperin. E gjithë kjo skenë ishte e stisur për të futur në burg reperin, sipas skeçit dhe Roza e inskenoi për ‘t’i pastruar figurën’. Por nuk u prit mirë nga Keisi…

Kjo e fundit përmes një statusi në rrjete sociale, iu drejtua Roza Latit duke i folur ashpër lidhur me këtë inskenim që sipas saj, i kishte cënuar privatësinë.

Roza reagoi sërish dhe u shpreh se u përpoq që ta nxirrte sa më mirë Stresin, duke treguar një version tjetër të natës së arrestimit të tij në një hotel në periferi të Tiranës, thuajse 2 vjet më parë. Ajo shtoi se nuk e kuptonte përse Kejsi kishte reaguar aq ashpër, duke shtuar se kishte vendosur të mos i kthente më përgjigje pasi reperi ia kishte kërkuar një gjë të tillë.

Por, kaq muaj pas kësaj përplasjeje, reperi Stresi e paska zgjedhur anë që do të mbajë…atë të Keisit!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz keisi lushaj roza lati sherri roza-stresi stresi keisi lushaj roza lati sherri roza-stresi stresi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Shkurt 2021, 06:38

Dashi:Saturni është në opozitë, ju absolutisht duhet të punoni shumë për të arritur qëllimet tuaja. Besoni në veten tuaj më shumë dhe do të merrni rezultatet e ...