Art&Argëtim

VIDEO/ Alban Skënderaj dhe Miram Cani surprizojnë fansin e tyre, çifti: Ju jeni frymëzim, dashuria juaj është shembull!

14 Shkurt 2021, 08:35 Nga DOSJA
VIDEO/ Alban Skënderaj dhe Miram Cani surprizojnë fansin e tyre,

TIRANË– Këngëtarët e njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani ishte të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ aty ku surprizuan një fans të tyre.

Vilma ishte personazhi kryesor i historisë së dashurisë, por jeta e kishte vendosur përballë shumë pengesave. Vite më parë ajo jetonte dhe punonte në Greqi, por krejtësisht papritur jeta e saj mori një rrjedhë tjetër. Teksa po kthehej nga puna me makinë ajo pësoi një aksident të tmerrshëm automobilistik dhe për pasojë kishte rënë në një greminë të thellë. Fatmirësisht Vilma kishte arritur të shpëtonte, por aksidenti që kishte pësuar kishte qenë aq i rëndë saqë ajo humbi aftësinë për të ecur përsëri.

E gjithë përditshmëria, ëndrrat dhe qëllimet e Vilmës u transformuan nga gjithë kjo fatkeqësi, por me një fuqi të jashtëzakonshme, ajo i’a doli të shohë sërish jetën me të njëjtën buzëqeshje dhe pozitivitet rrezatues.  Disa kohë më pas, nga një komunikim në rrjetin social “Facebook”, Vilma u njoh me Ervisin. Komunikimi i tyre dhe marrëdhënia e tyre po forcohej dita-ditës, por Vilmën e shqetësonte fakti që ishte në një karrige me rrota.

Ajo nuk i kishte thënë mikut te saj për fatkeqësinë që i kishte ndodhur, por një ditë kishte marrë guximin edhe i kishte treguar çdo detaj. Për këtë arsye Vilma kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për ta falenderuar që ka qenë mbështetja dhe forca e saj më e madhe, por edhe për t’i shprehur dashurinë bashkëshortit të saj.

Për çiftin ishte rezervuar edhe një surprizë tjetër. Ata patën mundësinë që të takonin dy këngëtarët e tyre më të preferuar Alban Skënderaj dhe Miriam Cani të cilët u shprehën: Jemi shumë të emocionuar që jemi këtu me ju, sepse ju jeni frymëzim. Jeni një shembull i jashtëzakonshëm me dashurinë që keni krijuar. Jeta është juaja, prandaj mos dëgjoni asnjë tjetër përveç zemrës suaj.”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alban skenderaj miriam cani alban skenderaj miriam cani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Shkurt 2021, 06:38

Dashi:Saturni është në opozitë, ju absolutisht duhet të punoni shumë për të arritur qëllimet tuaja. Besoni në veten tuaj më shumë dhe do të merrni rezultatet e ...