Politike

Incidenti në tryezën e sigurisë ushqimore, ERTV i ndërpret sinjalin Luan Bregasit (Video)

6 Maj 2019, 12:07 Nga DOSJA
Incidenti në tryezën e sigurisë ushqimore, ERTV i ndërpret

TIRANË- Në tryezën e organzuar nga Rama për sigurinë ushqimore, ka qenë i pranishëm dhe Laun Bregasi. Ai ka marrë fjalën i fundit në tryezë, duke thënë se ishte dakord me nismën, por duhet parë më shumë në aspekte teknike.

Ende pa nisur fjalën Bregasi, Rama u largua nga tryeza pasi kishte një anagazhim tjetër. Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve, në fjalën e tij kishte një kritikë për ndryshimet, pasi tha se duhej konsultuar më shumë me teknikalitet.

“Ne këtu nuk flasim sa do të dënohet, 2,3 apo 5 vite .Ne nuk duhet të flasim për masën e dënimit, por si do të dënohet. Për shembull nëse në një raft gjendet një produkt që i ka kaluar afati, unë që e kam në raft, ai që e ka prodhuar adminsitratori. Kush do vejë në burg, Luani apo… Ideja ësthë që të kemi pak kohë që të shikojmë çështjet e karakterit teknik. Ne jemi dakord me këtë nismë, absulutisht të forcohen masat”, u shpreh Bregasi, por më pas ERTV ndërpreu sinjalin.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ertv nderpret sinjalin incidenti me ramen luan bregasi siguria ushqimore edi rama ertv nderpret sinjalin incidenti me ramen luan bregasi siguria ushqimore

Sondazh

Poll