Insights

Nuk ngjan kohë dëshmorësh, por ja që dëshmorë ka

6 Maj 2019, 16:07 Nga DOSJA
Nuk ngjan kohë dëshmorësh, por ja që dëshmorë ka

Zarifja, 32 vjeçare efektive e Forcave të Armatosura, në misionin e mbrojtjes kolektive të NATO-s në Letoni humbi jetën si pjesë e grupit xhenier në asgjësimin e municioneve dhe lëndëve eksplozive të paplasura.

Me të u plagosën Klodiani dhe Juliani.

Kur diplomacia dyshonte për nevojën e ekzistencës së NATO-s me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, Shqipëria e vogël nxitonte të kapte rreshtimin në kahun e duhur të historisë. Dhe kish shumë rëndësi për ne, garanci, siguri, standarde të botës së civilizuar, mbrojtje e të drejtave të njeriut e mekanizmave të demokracisë.

Brenda Shqipërisë, burra me namuz të madh e krekosje gushpërpjetë nuk ia dolën të sakrifikojnë ca nga egoizmi dhe mania për pushtet, grykësia për pasuri dhe ambicja e shfrenuar për sundim absolut, për ta sjellë filozofinë e standardeve të NATO-s në Shqipëri.

Një vajzë, nëntetare, tashmë shuar shpërthimit, komandanti dhe rreshteri i Kontigjentit, të dy të plagosur dhe gjithë grupi shqiptar në mision, me devotshmëri, duke respektuar parimet e Aleancës, në emër të sigurisë së përbashkët, për garantim paqeje, jetë e të drejtash njeriu, përballeshin me vdekjen çdo ditë.

Do burrni të ndërtosh paqen në kohë e vende me gjurmë lufte, por të ndërtosh luftën në kohë e vende paqeje do vetëm maskarallëk. Zarifja na kujtoi çfarë sakrifice kërkon paqja, cfarë devotshmërie, disipline e përkushtimi, çfarë trimërie e besimi.

Në paçi dhimbje sot o njerëz që keni në dorë fatet e këtij vendi, nëse ju ka prekur e lënduar shuarja në krye të misionit e Zarifes, bijës që sot u pikëlloi shpirtin familjarëve e shqiptarëve, bëjini vetëm një nderim: premtojini se do të jeni si ajo! Misionarë të devotshëm të paqes dhe sigurisë për njerëzit në një botë standardesh demokratike. Dhe pranoni paburrërinë tuaj, që NATO-s nuk ditët t’ja ruani standardet brenda kufijve, po eksportuat në botë me djem e vajza të përkushtuar atë që s’ditët ta bënit për vendin tuaj.

Të qoftë dheu i lehtë në paqen e përjetshme Zarife!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione humb jeten ushtarakja ne letoni julian kapaj klodian tanushi sonila meço zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni julian kapaj klodian tanushi sonila meço zarife hasanaj

Sondazh

Poll

Insights 3 Maj 2019, 20:32

10 urdhëresat… për gazetarët

TIRANË- Shkruan Lufti Dervishi për Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.Ju nuk do të njihni Zot tjetër përveç të Vërtetës! Ju nuk do të adhuroni...