Aktualitet

FMN kundër Korporatës: Përqëndron investimet në njërën dorë

6 Maj 2019, 12:32 Nga DOSJA
FMN kundër Korporatës: Përqëndron investimet në

TIRANË– Gjatë deklaratës që bëri ditën e sotme FMN pas misionit në Tiranë, kryesuesi i FMN-së Jan Kees Martijn u shpreh kundër krijimit të Korporatës së Investimeve Shqiptare. Martijn theksoi se KISH do të mundësojë përqëndrimin e investimeve në një dorë, dhe nuk do të lejojë tregun e lirë.

I këshillojmë fuqimisht autoritetet të rishikojnë propozimet e fundit për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH), për të shmangur risqet ndaj buxhetit dhe ndaj integritetit të kuadrit të administrimit të investimeve publike.

Ky projektligj do t’i jepte mundësi qeverisë të udhëzonte vendime individuale për investime, të cilat mund ta shndërronin KISH-në në një instrument shpenzues të mbajtur jashtë buxhetit, çka rrezikon ta ulë disiplinën fiskale dhe t’i anashkalojë proceset e administrimit të investimeve publike.

Përkundrazi, ky kuadër do të duhej të siguronte që KISH të ushtronte aktivitet në baza komerciale dhe si një subjekt i 5 palidhur me qeverinë. Ligji duhet të afirmojë pavarësinë e KISH-së në vendimet operative dhe në përzgjedhjen e projekteve individuale të investimeve. KISH duhet gjithashtu të jetë objekt i Ligjit “Për prokurimin publik”,”– u shpreh kreu i FMN-së.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fmn kunder kish jan kees martijn korporata e investimeve fmn kunder kish jan kees martijn korporata e investimeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2019, 12:31

Një ‘helmim i paralajmëruar’ në Bulqizë

BULQIZË- Prej tre ditësh banorët e Bulqizës janë prekur nga shenja të një helmimi masiv. Fillimisht rreth 20 persona u paraqitën në spital me simptoma të n...

Aktualitet 6 Maj 2019, 12:20

Pas vdekjes së efektives 32-vjeçare të Forcave të Armatosura, një reagim ka ardhur nga ministria e Mbrojtjes, që sot në këtë ditë, ka kujtuar vendet ku s...