Bota

LIVE/ Zgjedhjet në Kosovë, kryeson Vetëvendosje, Kurti flet si kryeministër: Moment historik, qytetarët na besuan, nuk kemi

14 Shkurt 2021, 06:10 Nga DOSJA

KOSOVË– Albin Kurti drejt postit të Kryeministri. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.79 përqind të votave, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherëm ë parë në Kosovë. E ndërsa, LDK-ja, nga ana tjetër, ka pësuar humbjen më të thellë, duke rënë në 13 përqind. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, pa votat me postë dhe pa votat me kusht, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar 47.79 të votave, duke shënuar fitoren më të thellë. Këto rezultate përfshijnë 88.79 për qind të votave të përgjithshme që janë numëruar deri tani, por jo votat me kusht dhe ato të ardhura me postë nga jashtë.

Gjithsesi, VV-ja ka korrur fitore si kurrë më parë. LDK-ja është mposhtur për herë të parë në bastionin e saj, Istogun e Ibrahim Rugovës. Teksa KQZ-ja po publikonte rezultatet nga numërimi i votave, LVV-ja printe në shumicën e komunave, ndërsa harta e Kosovës mori ngjyrën e kuqe.

PDK-ja është partia që qëndron e dyta me 17.3 për qind të votave. Partia e Hashim Thaçit e Kadri Veselit, tash në duart e Enver Hoxhajt, prin në Skenderaj dhe Drenas. LDK-ja renditet e treta, me 13 përqind të votave të përgjithshme.

Por, fitorja e Kurtit erdhi duke pasur në listë edhe Vjosa Osmanin. Të dy bashkë, në një dalje për mediat e konsideruar historik këtë moment e këtë fitore teksa lajmëruan se fokusin kryesor do ta kenë tek punësimi dhe lufta ndaj korrupsionit. Sonte, Kurti doli para simpatizantëve të tij, me Vjosa Osmanin në krah, si fitues i zgjedhjeve. Ai tha se pushteti i tij nuk do të hakmerret ndaj të tjerëve “por do të kërkojë përgjegjësi”.

AAK-ja është partia që qëndron në vend të katërt me7.71%, dhe Nisma Socialdemokrate 2.6-%.

Gjithsesi, rezultatet online të numërimit të votave mund t’i ndiqni KËTU.

Me mbarimin e procesit të votimit, kanë nisur edhe reagimet. Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk ka vija të kuqe dhe se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë. Enver Hoxhaj, kandidat për kryeministër ka publikuar një foto me djalin e ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe Veselit, krahas të cilës shkruan: Me djemtë e heronjve të gjallë! Ambasada Amerikane në Kosovë i ka quajtur inkurajuese procesin e votimit ditën e sotme. Me anë të një postimi në Tëitter, ambasada shkroi se tashme pas mbylljes së procesit të votimit duhet që t’i lihet hapsirë institucioneve përkatëse dhe KQZ-së në mënyrë që të bëjnë punën e tyre. Sipas deklaratës së KQZ-së në kutitë e votimit janë drejtuar vetëm 47.9% e votuesve (832 mijë e 468 qytetarë) dhe kjo shifër ka qenë për shkak të motit të keq që ka pushtuar vendin.

Gjatë procesit të votimit pati tre incidente. Një qytetar u përplas me një komisionere, një tjetër u arrestua sepse fotografoi votën, ndërsa në një zonë tjetër pati përleshje mes mbështetësve. Një ngjarje e rëndë u regjistrua gjithashtu, pasi një 81-vjeçar që udhëtoi nga Shkupi, pësoi infarkt brenda qendrës së votimit dhe vdiq në spital.

Në këto zgjedhje garuan 28 subjekte politike ku 21 janë parti politike, 2 janë koalicione dhe 5 janë iniciativa qytetare. Të gjitha subjektet politike po garojnë për të marrë sa më shumë vende nga 120 që janë në parlament. Votimi po mbahet në kushte pandemie dhe në temperatura të ulëta. Nuk dihet nëse këto dy faktorë do të jenë shkak që qytetarët të mos votojnë. Komisioni për Zgjedhjet, kësaj radhe, për herë të parë do të mbajë e vetme zgjedhjet qëndrore, për shkak të mungesës së ndihmës nga misioni i OSBE-së për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor. 

Votimet e sotme u mbajtën në kohë pandemie, masat për frenimin e së cilës u zbutën disa ditë para zgjedhjeve. Vendosja e maskave, distanca fizike dhe grumbullimet e më shumë se 80 personave mbeten në fuqi, ndonëse përgjatë fushatës nuk janë respektuar nga partitë politike. Përveç kufizimeve të pandemisë, zgjedhjet e sotme në Kosovë mhaben edhe në temperatura shumë të ulta.

(I.A;a.b;kle.mu;f.m/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosova zgjedhjet ne kosove kosova zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 14 Shkurt 2021, 21:34

Gazeta gjermane: VV fiton zgjedhjet në Kosovë 

GJERMANI- Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” ka shkruar një artikull për zgjedhjet në Kosovë. Në artikullin e saj, gazeta ka bërë një përmbledhje të pr...

Bota 14 Shkurt 2021, 19:46

DW: LVV fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë

KOSOVË- Në Kosovë u zhvillua një proces zgjedhor i qetë, pa asnjë incident serioz, në një mot të ftohtë dhe me masa të rrepta kundër pandemisë Covid-19. Zg...