Bota

KQZ: Kosova dha shembull si organizohen zgjedhjet, votuan 47% 

14 Shkurt 2021, 19:12 Nga DOSJA
KQZ: Kosova dha shembull si organizohen zgjedhjet, votuan 47% 

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka dalë në deklaratë për shtyp për të komentuar mbarvajtjen e procesit të zgjedhjeve në vend. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është shprehur se gjithsej në Kosovë kanë votuar 46.96% të popullsisë ose 832 mijë e 468 qytetarë. Në fjalën e saj Daka gjithashtu ka thënë se Kosova ditën e sotme ishte shembull se si duhet të organizohen zgjedhjet.

“Të gjitha vendvotimet janë mbyllur. Sipas të dhënave preliminare numri i qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar është 46,96% apo 832 mijë e 468. Sot Kosova tregoi shembull se si duhet të organizojë zgjedhje pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia,” ka thënë Daka.

Lajmi Kryesor: Kosova voton sot mes pandemisë dhe temperaturave minus! 1 mln e 794 qytetarë kanë në dorë zgjedhjen e parlamentit të ri. Votojnë Haradinaj, Kurti, Osmani, Hoxhaj dhe Hoti. Ndodhin dy incidente (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kqz valdete daka zgjedhjet ne kosove kqz valdete daka zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 14 Shkurt 2021, 18:03

Përfundon procesi zyrtar i votimit në Kosovë

KOSOVË- Procesi i votimi në Kosovë ka përfunduar në orën 19:00. Qytetarët nga e gjithë Kosova kanë votuar ditën e sotme nga ora 07:00 deri në 19:00 për të ...