Bota

Haradinaj: Duhet të ruhet procesi zgjedhor. I uroj fitorën VV-së

14 Shkurt 2021, 19:57 Nga DOSJA
Haradinaj: Duhet të ruhet procesi zgjedhor. I uroj fitorën VV-së

KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një deklaratë për mediat pas përfundimit të procesit të votimit ka uruar VV nëse do të fitojnë në zgjedhje dhe se nga rezultatet e deritanishme në Kosovë AAK-ja është me rezultatin te 10%. Gjatë fjalës së tij, Haradinaj ka thënë se duhet që të ruhet procesi zgjedhor, si dhe ka falenderuar të gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

“Duhet falënderuar të gjithë mekanizmat për këto zgjedhje, dhe qytetarët për një pjesëmarrje pasi që ka qenë kohë e vështirë. Përpos Exit Polleve një trend i votës shihet se është kah VV-ja dhe konstatohet një fitore e tyre dhe shfrytëzojë rastin me u uru edhe fitoren e VV-së, rezultatet përputhen me pritshmëritë tona. Nga rezultatet e deritanishme që na vijnë nga KQZ, jemi tek rezultati 10%. E dimë që ky proces kaq i mirë tani ndodhet në përgjegjësinë e komisionerëve dhe vëzhguesve”, tha Haradinaj.

Lajmi Kryesor: Kosova voton sot mes pandemisë dhe temperaturave minus! 1 mln e 794 qytetarë kanë në dorë zgjedhjen e parlamentit të ri. Votojnë Haradinaj, Kurti, Osmani, Hoxhaj dhe Hoti. Ndodhin dy incidente (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ramush haradinaj zgjedhje ne kosove ramush haradinaj zgjedhje ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 14 Shkurt 2021, 19:46

DW: LVV fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë

KOSOVË- Në Kosovë u zhvillua një proces zgjedhor i qetë, pa asnjë incident serioz, në një mot të ftohtë dhe me masa të rrepta kundër pandemisë Covid-19. Zg...

Bota 14 Shkurt 2021, 18:03

Përfundon procesi zyrtar i votimit në Kosovë

KOSOVË- Procesi i votimi në Kosovë ka përfunduar në orën 19:00. Qytetarët nga e gjithë Kosova kanë votuar ditën e sotme nga ora 07:00 deri në 19:00 për të ...