Bota

Rezultati i Exit Poll-eve, reagojnë partitë politike në Kosovë

14 Shkurt 2021, 20:21 Nga DOSJA
Rezultati i Exit Poll-eve, reagojnë partitë politike në

KOSOVË- Rezultati i Exit Poll-eve ka nxitur shumë reagime në Kosovë nga partitë politike dhe gazetarë të ndryshëm. Fillimisht ka reaguar NISMA Socialdemokrate, ku shkroi se  Exit Poll-et nuk tregojnë rezultatin e saktë por se kush ka mbështetjen më të madhe.

NISMA Socialdemokrate

Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit! Saktësia e exit polleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla! Prandaj, ftojmë të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit e NISMA-së që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit! Sipas raportimeve nga degët dhe zyrtarët e NISMA në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush. NISMA Socialdemokrate!

Ndryshe ka qenë reagimi i VV, e cila u ka kërkuar komisionerëve që të jenë vigjilent gjatë procesit të numërimit të votave.

Lëvizja Vetëvendoje

Të nderuar komisionerë dhe vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Pas pak fillon procesim i mbylljes së vendvotimeve dhe ai i numërimit të fletëvotimeve. Ju lutemi për vigjilencë. Ju jeni garancia e vullnetit të popullit të Kosovës dhe demokracisë. Ndaj të gjithë sytë janë drejtuar kah ju!

Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti ka thënë se me këto rezultate rotacioni i pushtetit është normal, por ka frikë nga pushteti absolut që mund të marrë VV.

“Nëse dalin këto rezultate, do të jetë rast për LDK-në e PDK-në ta korrigjojnë veten. Rotacioni i pushtetit është normal, por i druhem pushtetit absolut”,tha Hamiti.

Ndërsa anëtari i PDK-së, Lirak Çelaj tha se të gjithë personat që ishin të pavendosur shkuan të VV-ja dhe i lanë partitë e tjera vetëm me elektoratin e vetë.

“Kjo i dha më shumë forcë Vetëvendosjes, pasi që ata që ishin të pa vendosur shkuan me Vetëvendosjen në cilësinë e fituesit, duke i lënë partitë tjera me vetëm elektoratin e saj”, tha Çelaj.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetaj shkroi në Facebook se pavarsisht rezultateve finale, legjitimitetin për të qeverisur vendin e ka VV.

Shpend Ahmetaj

Se a i kanë fituar nën apo mbi 50 përqind me votat apo pa votat e minoriteteve janë çështje që mund të përcaktojnë vetëm margjinat e qeverisjes dhe koalicionet e (pa)nevojshme. Po ashtu diskutimi se a ka qenë votë për LVV apo kundër partive tjera është çështje për debate televizive. Por, një gjë është e qartë pavarësisht rezultateve finale – legjimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje. Këtë legjitimitet e ka pas pak kush ose më mirë me thënë askush, në zgjedhjet e pasluftës. Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike. Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja që i ka në këto momente Republika e Kosovës.

Gazetari Berat Buzhala shkroi në Twitter se u uron fitorën të gjithë militantëve të VV-së që e përkrahën para datës 6 tetor, ndërkohë që përkrahësit e tanishëm Buzhala i quajti servila.

Berat Buzhala

Jau uroj fitoren te gjithe atyre militanteve te LVV’se qe e perkrahin kete subjekt politik, minimumi, para dates 6 tetor. Te gjithe ketyre servileve te fundit ju uroj shume fat qe kur ta shohin fundin e LVV’se ne pushtet me e ndrru anen ne momentin e duhur

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një deklaratë për mediat pas përfundimit të procesit të votimit ka uruar VV nëse do të fitojnë në zgjedhje dhe se nga rezultatet e deritanishme në Kosovë AAK-ja është me rezultatin te 10%.

“Duhet falënderuar të gjithë mekanizmat për këto zgjedhje, dhe qytetarët për një pjesëmarrje pasi që ka qenë kohë e vështirë. Përpos Exit Polleve një trend i votës shihet se është kah VV-ja dhe konstatohet një fitore e tyre dhe shfrytëzojë rastin me u uru edhe fitoren e VV-së, rezultatet përputhen me pritshmëritë tona. Nga rezultatet e deritanishme që na vijnë nga KQZ, jemi tek rezultati 10%. E dimë që ky proces kaq i mirë tani ndodhet në përgjegjësinë e komisionerëve dhe vëzhguesve”, tha Haradinaj.

Lajmi Kryesor: Kosova voton sot mes pandemisë dhe temperaturave minus! 1 mln e 794 qytetarë kanë në dorë zgjedhjen e parlamentit të ri. Votojnë Haradinaj, Kurti, Osmani, Hoxhaj dhe Hoti. Ndodhin dy incidente (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 14 Shkurt 2021, 19:46

DW: LVV fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë

KOSOVË- Në Kosovë u zhvillua një proces zgjedhor i qetë, pa asnjë incident serioz, në një mot të ftohtë dhe me masa të rrepta kundër pandemisë Covid-19. Zg...

Bota 14 Shkurt 2021, 18:03

Përfundon procesi zyrtar i votimit në Kosovë

KOSOVË- Procesi i votimi në Kosovë ka përfunduar në orën 19:00. Qytetarët nga e gjithë Kosova kanë votuar ditën e sotme nga ora 07:00 deri në 19:00 për të ...