Politike

14 Shkurt 2021, 14:55 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat aty ku nisi fjalimin e tij me premtime të bëra vite më parë nga kryeministri Edi Rama. Basha përmendi heqjen e TVSH-së, shëndetësinë falas, uljen e cmimit të energjisë elektrike dhe vende të reja pune. Pas renditjes së tyre, Basha tha se këto premtime janë të dëgjuara më parë pasi i ka thënë Rama. Basha nuk la pa përmendur se Rama nuk ka përmbushur asnjë premtim e se ai ka dështuar në qeverisjen e vendit. Ai nuk la pa përmendur dhe faktin se rrugët janë të bllokuara.

Nuk vonoi shumë dhe e menjëhershme ishte dhe përgjigjia e Ramës për kryedemokratin. Në ‘Twitter’ ai shkroi se qytetarët e dinë mirë se çfarë ka bërë ai pas tërmetit dhe e mbajnë mend se ç’bëhej deri dje me përmbytjet. Rama tha se gjatë përmbytjeve mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën, rrugët bëheshin pista skish për makina.

Replikat vijuan sërish nga ana e Lulzim Bashës. Ky i fundit zgjodhi që të postonte videon e mbrëmjes së djeshme nga Lezha ku kishte mbetur i bllokuar. Basha e quajti Ramën ‘proparama’ ndërsa i tha se të gjithë e dinë se me të Shqipëria ka ngecur në vend. Më tej ai përsërit sërish thirrjen se me 25 prill Rama do humbë dhe Shqipëria do fitojë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll