Politike

Rama i përgjigjet Bashës: E mbajnë mend qytetarët ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë

14 Shkurt 2021, 13:28 Nga DOSJA
Rama i përgjigjet Bashës: E mbajnë mend qytetarët

TIRANË-Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha pas daljes së këtij të fundit në një deklaratë për mediat. Rama i tha Bashës në Tëitter se qytetarët e dinë mirë se çfarë ka bërë ai pas tërmetit dhe e mbajnë mend se ç’bëhej deri dje me përmbytjet. Rama përmendi këtu dhe gazetarin Andi Bushatin i cili u bllokua mbrëmjen e djeshme nga reshjet e dëborës.

POSTIMI:

Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina!..Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi bushati edi rama lulzim basha andi bushati edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll