Aktualitet

14 Shkurt 2021, 13:33 Nga DOSJA

TIRANË– Kompania ‘Salillari’, në pronësi të Pëllumd Salillarit, është kompania që ka marrë përsipër të mirëmbajë rrugët ‘Ura e Zogut-Rrëshen’, ‘Ura e Fanit, e Matit dhe Nyja Milot.

Në dokumentin e publikuar nga Dosja.al shihet edhe pjesë nga tenderi i fituar nga kjo kompani që ka marrë 123 milionë lekë për vetëm katër vitet e fundit, por që rrugët të cilat duhet të mirëmbajë, janë totalisht të bllokuara. Mjaftoi vetëm një ditë me reshje dëbore, që  të gjitha këto akse rrugore të bllokoheshin.

Fotot dhe videot e publikuara gjatë orëve të fundit në të gjitha mediat, tregojnë se puna e bërë nga ky kontratues, ka qenë totalisht inekzistente, duke lënë të bllokuar dhjetëra qytetarë shqiptarë. Mes tyre ishte edhe kryedemokrati Lulzim Basha, që postoi një video ku shihej se ishte blllokuar në afërsi të Lezhës.

Kush i dëmshpërblen këta qytetarë të bllokuar? A janë zbatuar të gjitha pikat e tenderit nga kontratuesi? A duhet të nisë një hetim?

Dëme në këto akse rrugore ka pasur edhe më herët për shkak të reshjeve të shumta të shiut.  Përmendim këtu, “Urën e Zogut” në Milot e cila është dëmtuar në një nga këmbët që është fundosur në lumin Mat për rreth 2 metra.

(a.b/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kompania salillari kompania salillari

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2021, 13:09

TIRANË-Autoritetit Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion mbi gjendjen e rrugëve teksa vendi është përfshirë nga moti i keq.Sipas ARRSH-së, në rajonin ve...