Bota

Vjosa Osmani mesazh zgjedhësve: Së bashku do të jemi krenar me ndryshimin që do të ndodh në Kosovë.

13 Shkurt 2021, 12:33 Nga DOSJA
Vjosa Osmani mesazh zgjedhësve: Së bashku do të jemi krenar me

KOSOVË– Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021 dhe kërkon një mandat si Presidente e ardhshme e Kosovës, i është drejtuar me një mesazh Kosovës në orët e fundit para mbylljes së fushatës dhe nisjes së heshtjes zgjedhore.

Ndër të tjera ajo tha se të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, por të ardhmën më të mirë mund ta ndertojmë së bashku. ‘‘Ky brez i kosovarëve të ri nuk mund ta durojë edhe një dekadë për ta bërë ndryshimin. Koha është të dielën! Koha është tani!”

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Kosova është vend i njerëzve të mirë dhe të ndershëm. Shumica e heshtur po ngritet për t’i dhënë fund shtetit të kapur dhe korrupsionit.

Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, por të ardhmën më të mirë e ndertojmë së bashku. Ky brez i kosovarëve të ri nuk mund ta durojë edhe një dekadë për ta bërë ndryshimin. Koha është të dielën! Koha është tani!

Deri me 14 shkurt na udhëheq shpresa dhe besimi i përbashkët për të ardhmen më të mirë, pas 14 shkurtit do të na udhëheq guximi për t‘i prirë ndryshimit së bashku.

Siç u bëmë bashkë ne – Lista Vjosa me Lëvizjen Vetëvendosje, mëngjesin e së dielës, bashkohuni drejt kutive te votimit, radhituni krah brezit të ri politik, sepse brezi i vjetër politik e ka kohën për pensionim.

Ne duam dhe zotohemi ta bëjmë të mundshme që secili i ri dhe e re, perspektivën ta shoh këtu. Për këtë na duhet mbështetja masive e juaj për ta siguruar një shumicë dërmuese parlamentare, me të cilën do të jemi në shërbim tuajin.

Ne nuk duhet të jemi vrojtues në momente si ky, ndaj ju lus që më 14 shkurt secili ta demonstrojë dashurinë e vetë ndaj Kosovës, duke votuar. Duke i dhënë rastin këtij brezi politik, brezit të fëmijëve tuaj, të cilët kanë përgatitjen dhe guximin për ta bërë Kosovën vend të dinjitetshme për jetesë.

E dashur mërgatë,

Keni qenë dhe do të jeni përherë pjesë e ndryshimit. Me ju së bashku, Kosova e ëndrrave tona, bëhet Kosovë e ditëve tona.

Ndryshimet përmbajtësore kërkojnë kohë, por koha është tani për t`i nisur ato. Ne nuk do të humbasim kohë, ne do të veprojmë menjëherë që Kosovën ta bëjmë një vend shprese, ku dyshimi dhe frika i takojnë të kaluarës, teksa shpresa të tashmes!

Do t`i mbrojmë fuqishëm vlerat e kombit tonë, do ta forcojmë shtetin ligjor dhe do ta bëjmë Kosovën, më të mirë se dje, më stabile e të zhvilluar se sot!

Përkulem para angazhimit të secilës grua dhe secilit burrë që nëpër lagje e fshatra dhe qytete tona, si dhe në diasporë po e bëjnë të mundshëm ndryshimin e nevojshëm me 14 shkurt.

Si Presidente do ju shërbej me vendosmëri dhe do ju shikoj në sy siç i shikoj çdoherë prindërit e mi: me falenderim, sinqeritet dhe ambicie. Së bashku do të jemi krenar me ndryshimin që do të ndodh në Kosovë.

Të dielën dilni masovisht dhe votojeni Koalicionin #KrejtdheDrejt dhe numrin 127!

Shihemi me 14!

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Kosova është vend i njerëzve të mirë dhe të ndershëm. Shumica e heshtur po…

Pubblicato da Vjosa R. Osmani su Venerdì 12 febbraio 2021

Nesër, më 14 Shkurt, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa  vendi shkoi në zgjedhje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vjosa osmani zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt vjosa osmani zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll