Art&Argëtim

Fitues i 23 çmimeve Grammy, vdes në moshën 79-vjeçare pioneri i xhazit Chick Corea

12 Shkurt 2021, 10:03 Nga DOSJA
Fitues i 23 çmimeve Grammy, vdes në moshën 79-vjeçare

SHBA- Pioneri i xhazit Chick Corea ka humbur jetën në datë 9 shkurt. The Guardian shkruan se muzikanti vdiq për shkak të një kanceri të rrallë që u zbulua vitet e funit të jetës së tij. Corea vdiq në moshën 79-vjeçare, por me një emër që do të thotë shumë për publikun. Muzikanti gjatë gjithë karrierës së tij fitoi plotë 23 çmime Grammy, dhe në të gjithë historinë e Grammy, ai ishte artisti i katërt i nominuar.

“Gjatë gjithë jetës dhe karrierës së tij, Chick shijoi lirinë dhe argëtimin. Ai ishte një burrë, baba dhe gjysh i dashur, dhe një mentor dhe mik i shkëlqyeshëm për shumë persona. Përmes vullnetit të tij të punës dhe dekadave që ai kaloi duke shëtitur botën, ai preku dhe frymëzoi jetën e miliona njerëzve,” shkruhet ndër të tjera në Facebook-un e tij.

Corea ishte një muzikant me shumë aspekte, ai punuar si kompozitor, tastierist, drejtues bandash. Ai ishte një pjesë e grupit të Miles Davis në fund të viteve 60 dhe u shfaq në albumet kryesore të Davis të tilla si In a Silent Way, Bitches Brew, A Tribute to Jack Johnson dhe On the Corner.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture chick corea humb jeten muzikanti chick corea humb jeten muzikanti

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Shkurt 2021, 16:21

VLORË– Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar përmbytje në shumë prej qyteteve të vendit, ndër to edhe Vlorën. Një qytetar ka xhiruar një video, ku...