Art&Argëtim

‘Shyqyr që janë për derë të huaj’/ Remzie Osmani mendon se është më mirë të marrësh nuse në shtëpi, për vajzë

12 Shkurt 2021, 09:18 Nga DOSJA
‘Shyqyr që janë për derë të huaj’/ Remzie

KOSOVË– Këngëtarja e njohur e muzikës popullore dhe jo vetëm, Remzie Osmani, i ka habitur të gjithë me një deklaratë seksiste që ka dhënë në intervistën e fundit në emisionin ‘T7’ në Kosovë.

Këngëtarja foli për djalin dhe vajzën e saj dhe teksa u ndal tek këto të fundit, këngëtarja u shpreh se është më mirë që të marrësh në shtëpi nuse. Nga ana tjetër tha se është mirë që dhe të përcjellësh e që shyqyr që janë për derë të huaj, referuar në këtë mënyrë vajzës së saj.

‘Mirë është me marrë nuse. Po mirë është edhe me përcjell (qesh me zë). Shyqyr që janë për derë të huaj”.-ka thënë ajo.

Nuk dihet nëse deklarata ishte në formë shakaje apo në të vërtetë Remzie mendon në këtë mënyrë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz remziu osmani remziu osmani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Shkurt 2021, 16:21

VLORË– Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar përmbytje në shumë prej qyteteve të vendit, ndër to edhe Vlorën. Një qytetar ka xhiruar një video, ku...