Aktualitet

Aksioni VAZHDON! Gazetarja jep DETAJE: Avokati Aldo Tabaku tha kam humbur çelësat e shtëpisë, RENEA e shpërtheu me vakum

11 Shkurt 2021, 21:03 Nga DOSJA
Aksioni VAZHDON! Gazetarja jep DETAJE: Avokati Aldo Tabaku tha kam humbur

TIRANË– Vazhdojnë kontrollet në banesën e avokatit Aldo Tabaku, i prangosur ditën e sotme së bashku me gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha. Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Opinion”, ajo u shpreh se avokati kishte pretenduar se kishte humbur çelësat e shtëpisë. Për këtë arsye ishte përdorur një vegël me vakum, me asistencën e RENEA-ve.

PJESË NGA BISEDA: 

Lala: Në banesën e gjyqtares janë gjetur 10 mijë euro. Ndërsa avokati Tabaku ka refuzuar të japë çelësat e shtëpisë, prokurori mori vendim që të ndërhyjnë forcërsht. Avokati pretendonte se i ksihte humbur çelësat e shtëpisë. Ende po vijon kontrolli në banesë. RENEA-t kanë hyrë për ta shpërthyer me vakum. Ishte derë e blinduar.

Hoxha: Zakonisht RENEA e përdor këtë pajisje për të thyer dyer të blinduara shumë të forta. E godet tek metensha, ose përdor vakum. Pajisja me vakum heq gjithë pjesën e fishekut të bravës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aldo tabaku arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha aldo tabaku arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha

Sondazh

Poll