Aktualitet

Pa shtëpi dhe asnjë pasuri tjetër në emër të saj! Gjyqtarja Enkelejda Hoxha kishte të deklaruar vetëm rrogën, edhe ish-

11 Shkurt 2021, 20:42 Nga DOSJA
Pa shtëpi dhe asnjë pasuri tjetër në emër të saj!

TIRANË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha nuk rezulton të ketë deklaruar në emrin e saj asnjë pronë apo pasuri tjetër, përveç pagës së saj si punonjëse e sistemit të drejtësisë.

Edhe pse dyshimet janë se gjyqtarja merrte deri në 12 mijë euro për çdo vendim ulje dënimi, apo lirim nga burgu, në formularët e deklarimit të pasurisë ndër vite, deri në 2018 ajo nuk deklaron në emër të saj as shtëpi, as interesa të tjera jashtë profesionit të saj. Prej vitit 2011, në formularin e deklarimit, gjyqtarja ka përfshirë kontributin për fëmijën nga Rasim Doda, ish-bashkëshorti i saj.

Doda, që shërbente si gjyqtar në Sarandë, u arrestua në vitin 2015 me akuzën e korrupsionit. Prokuroria e akuzonte se kishte marrë 80 mijë euro për një vendim të firmosur nga ai. Ai u dënua në 2016 me 4,6 vite burg, vendim që u rrëzua nga Apeli në 2017-ën që e riktheu çështjen për rigjykim.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila u arrestua ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK pas disa muajsh nën hetim pas lirimeve skandaloze të një sërë të dënuarve për vrasje. Hoxha ishte në procedim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, i cili kërkoi shkarkimin e saj.

Ajo ishte gati që të firmoste lirimin nga burgu të Sajmir Petanit i cili është i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe ishte ekstraduar nga Italia për të vuajtur dënimin për ekzekutimin e Romeo Beqirit, duke i prerë kështu biletën e lirisë. Ata që e njohin nga afër znj.Hoxha thonë se gjykata e Krujës përsa kohë që Hoxha zhvillonte gjyqet e saj, ishte kthyer në një “pikë kalimi me tra”, ku sa herë që gjyqtarja zhvillonte seancat, dikush paguante dhe më pas lirohej, pavarësisht dënimit apo veprës penale për të cilën ishte futur në qeli.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enkelejda hoxha enkelejda hoxha

Sondazh

Poll