Aktualitet

FOTO/ Dalin jashtë orarit, policia vendos gjoba në zonën e Bllokut

11 Shkurt 2021, 20:28 Nga DOSJA
FOTO/ Dalin jashtë orarit, policia vendos gjoba në zonën e

TIRANË-Komuniteti i Eksperteve ka vendosur ndalimin e qarkullimit duke nisur nga ora 20:00 dhe masa të tjera që hynë në fuqi ditën e sotme.

Ndërkohë, duket se njerëzit nuk i kanë respektuar këto masa, pasi kanë dalë në rrugë jashtë orarit të përcaktuar. Në foto të siguruara nga Tema, shfaqen pamjet e personave në zonën e bllokut, të cilët për shkak se nuk kanë respektuar rregullat janë përballur me gjoba.

Mësohet, se policia ka kryer kontrolle dhe ka vendosur një numër të madh gjobash për persona që kanë thyer rregullat.

Sot ka hyrë në fuqi ora e re policore e vendosur nga Komiteti Teknik me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë. Duke nisur që nga dita e sotme e deri më 25 shkurt, ditë që do të rishikohet vendimi, orari i ndaluar për qarkullim do të fillojë nga ora 20:00 e darkës deri në 6:00 të mëngjesit..

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll