Politike

Prefekti i Vlorës vajti u trajnua në Tokio për përmbytjet…s’duket gjëkundi zgjidhja

5 Maj 2019, 18:47 Nga DOSJA

VLORË- Qyteti i Vlorës u përfshi ditën e sotme nga përmbytjet, duke u kthyer në objekt talljeje në rrejtet sociale.

Por ajo që bie në sy është heshtja e Prefektit Flamur Mamaj, i cili mori pjesë në një trajnim 2-javor në Tokyo pikërisht për këtë.

Pavarësisht trajnimit që prefekti bëri në Vlorë, ai ende nuk ka thënë asnjë fjalë për përmbytjet. Si duket shkak ësthë mosgjendja e një zgjidhjeje për përmbytjet.

Lajmi për pjesëmarrjen në këtë trajnim është bërë publik nga vetë Prefekti i Vlorës, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruane më 24 prill: “Japoni, trajnim, dita e 3-të. Problemet nga përmbytjet në qytetin e Kobe-s janë pothuajse identike me problemet e hasura në Vlorë gjatë sezonit të reshjeve! Kobe është një nga qytetet më të goditura nga tajfunet, ndërkohë që situatës së përmbytjeve i është dhënë zgjidhje duke investuar në portat mbyllëse në stacionin e pompimit, duke realizuar plane parandaluese të katastrofave dhe duke edukuar, trajnuar dhe sensibilizuar popullatën!”

Ai ka postuar edhe foto nga ky trajnim, ku shfaqet me një qendrim serbes dhe tepër të vëmendshëm.

Pavarësisht kësaj, zgjidhja për qytetarët vlonjatë duket tejet e largët.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike flamur mamaj permbytjet ne vlore prefekti i vlorës trajnim në tokyo flamur mamaj permbytjet ne vlore prefekti i vlorës trajnim në tokyo

Sondazh

Poll