Politike

Po Pandi ç’pati? Vëzhgim mbi urimin e çuditshëm për Ditën e Dëshmorëve

5 Maj 2019, 10:47 Nga DOSJA
Po Pandi ç’pati? Vëzhgim mbi urimin e çuditshëm

TIRANË- Urimet për 5 majin kanë zbuluar se ajo që po ndodh me maxhorancën, nuk duhet lënë pas dore. Hyrja e Gent Cakajt ka përhapur virusin e “të folurës në jerm”, tek të gjithë. Gara e “jermfoljes” është bërë aq e vështirëë sa është e pamundur të klasifikohen gafat më të mëdha, mufkat më gajasëse, apo lajthitjet më shqetësuese.

E nisi mbarë Pandeli Majko. “5 maji është nga ato momente kur e kaluara kërkon diçka nga e tashmja”, thotë Majko duke na bërë të imagjinojmë një Zombie, të baltosur, që, me thonjë të paprerë dhe me hungërimën e urisë që çan horizontin, ka ardhur të na marrë diçka që vetëm Pandi e di. Duhet lexuar pak më poshtë se ndoshta e marrim vesh këtë mesazh të ngjashëm, për nga pezullia me romanët e Stephen King. Por jo, krejt ndryshe nga bestselleri i horrorit, Ministri i Diasporës e lë të pashpjeguar enigmën, kalon direkt tek zgjidhja qe me siguri e ka kopjuar nga Nard Ndoka: “Ai na kujton se vdekja është ajo që ndodh në fund”. Një zbulim që nuk do ta kishim marrë vesh po të mos kishte ardhur 5 maji i mezipritur për këtë perrrua filozofik të pagjetshëm në asnjë qeveri europiane.

Pandi nuk pranon të ndalojë. Pasi kaloi nga Stephen King te Nard Ndoka, hidhet tek Carpe Diem-i i famshëm. “Lavdi atyre që ditën përse jetuan”, shkruan ministri që mesa duket ka çuar në diasporë gjithçka për të lënë trupin të ulet i qetë në karrigen e pushtetit.

Ndërsa Veliaj, me një fjali që rikthen legjitimetin e atyre që i kërkojnë diplomat, pasi i quan heronj të vërtetë, i vlerëson gjithë si të pavdekshëm në kujtesën e vendit. Ndryshe nuk kishte pse të përdorte thonjëzat tek epiteti më i rëndesishëm i fjalisë. Fjala i pavdekshëm në kujtesë me siguri i kujton Veliajt parqet që ka prishur për të nderuar kullat e miqve, apo objektet e trashëgimisë me të cilat po përpiqer të likujdohet plotësisht duke i mbuluar me beton. Ne këtë kontekst, thonjëzat tek mbiemri janë të justifikuara.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dita e deshmoreve gafat e socialisteve gent cakaj pandeli majko rilindja dita e deshmoreve gafat e socialisteve gent cakaj pandeli majko rilindja

Sondazh

Poll