Politike

Organizoi takimin për dekorimin e arkeologut Vangjel Toçi, gjobitet me 50 mln lekë kreu i shoqatës “Durrësi Autokton”,

11 Shkurt 2021, 13:07 Nga DOSJA
Organizoi takimin për dekorimin e arkeologut Vangjel Toçi, gjobitet

TIRANË– Abdulla Deliallisi, kryetar i shoqatës “Durrësi Autokton”, i cili organizoi takim me më shumë se 10 persona në ambient të mbyllur është gjobitur me 50 milionë lekë të vjetra. Mësohet se Policia e Durrësit e ka gjobitur Deliallisin pas takimit që ka zhvilluar në sallën e pallatit të kulturës Aleksandër Moisiu të qytetit, ku ka marrë pjesë edhe presidenti Ilir Meta.

Në këtë sallë, të pranishmit, më shumë se dhjetë persona, gjë që kundërshtin rregullat e vendosura nga pandemia, ishin mbledhur për të dekoruar arkeologun Vangjel Toçi pas vdekjes me titullin Nderi i Kombit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin A. D. (përfaqësues i  një shoqate), pasi ka organizuar një aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, pikën 2 të nenit 3, si dhe pikën 1 të Urdhrit nr. 633 datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe i fton ata të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike abdulla deliallisi gjobitet kreu i shoqates durresi autokton ilir meta abdulla deliallisi gjobitet kreu i shoqates durresi autokton ilir meta

Sondazh

Poll