Bota

“Nuk ka me dalë pa u sqaru një herë”, sherr me grushte në zgjedhjet e PDK-së në Kosovë (Video)

5 Maj 2019, 19:02 Nga DOSJA
“Nuk ka me dalë pa u sqaru një herë”, sherr me

Një incident ka ndodhur gjatë një tubimi të PDK-së në Raushiq të Pejës.

Burime të KALLXO.com thonë se ka pasur përleshje fizike gjatë kuvendit zgjedhor të PDK-së në këtë fshat.

Sipas njëjtave burime, gjatë këtij kuvendi zgjedhor L.V. ka sulmuar fizikisht bashkëfshatarët, duke hedhur karrige e duke sharë, përkundër që aty kishte edhe gra.

Sipas dëshmive, ai sulmon edhe një person me emrin Qaush, ndërsa KALLXO.com mëson se fjala është për Q.M., një anëtar i AAK-së, i cili kishte shkuar në këtë tubim.

Megjithatë, nuk ka informacione për ndonjë të lënduar.

Një anëtar i PDK-së, i pranishëm në tubimin e djeshëm zgjedhor, është shprehur se nuk ka pasur ndonjë përleshje a kacafytje, por vetëm fjalosje.

Sipas të njëjtit, procesi zgjedhor në nëndegën e Raushiqit është ndërprerë për shkak të mospajtimeve ndërmjet anëtarëve për mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve.

Bëhet e ditur L.V. ka qenë i përfshirë edhe më herët në një incident në këtë nëndegë.

Atëherë kishte ndërhyrë edhe Policia.

L.V. dhe A. F. dyshohej se ishin përleshur me Sh.K.

Po ashtu, mësohet se L.V. është i afërt me nënkryetarin e partisë, Xhavit Halitin, dhe rikandidimi i tij nuk është pritur mirë nga anëtarët dhe strukturat e PDK-së në Raushiq.

Marrë nga Kallxo.com

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosove pejë sherr në zgjedhjet e pdk-së zgjedhjet e pdk kosove pejë sherr në zgjedhjet e pdk-së zgjedhjet e pdk

Sondazh

Poll

Bota 5 Maj 2019, 09:18

Sherr masiv mes të rinjve në Podujevë (Video)

KOSOVË- Një sherr masiv, midis personave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Podujevë.Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen që disa të rinj fill...