Aktualitet

Me kapuç në kokë, gjyqtarja Enkelejda Hoxha mbërrin në Policinë e Tiranës, mundohet të mbulojë fytyrën nga kamerat

11 Shkurt 2021, 12:47 Nga DOSJA
Me kapuç në kokë, gjyqtarja Enkelejda Hoxha mbërrin

TIRANË– Enkelejda Hoxha, gjyqtarja e Krujës që u vu në pranga paraditen e sotme ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë në Tiranë. Në pamjet e publikuara nga Dosja.al, Hoxha shihet teksa mundohet të mbulojë fytyrën nga kamerat.


E veshur me një xhup të gjatë me ngjyrë blu të errët, Hoxha futet brenda Drejtorisë së Policisë duke vendosur kapuçin në kokë, ndërkohë që nuk shqetësohet aspak për reshjet e shiut që e lagin.

SPAK ka arrestuar sot gjyqtaren Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha boom arrestimesh ne gjykaten e krujes arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha boom arrestimesh ne gjykaten e krujes

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2021, 12:20

DURRËS– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e ka cilësuar si një aksion të bujshëm, operacionin e finalizuar ditën e sotme në Krujë k...